Me 243 rastet e reja të të infektuarve në 24 orë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive të KOVID-19 në vend për vetëm dy ditë është rritur për gati 20% dhe ka arritur në 2.585.
Në pesë qytete të vendit gjendja është më alarmante dhe prej atje vijnë 66% e rasteve të rregjistruara aktive. Me numër më të madh të të infektuarve janë në Shkupi – 891, Kumanovë – 186, Koçan – 183, Strumicë – 178, Tetovë – 149 dhe Prilep – 134.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një analizë e hollësishme e të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët u bë këtë fundjavë dhe bazuar në të dhënat e këtyre do të marrë qëndrim nëse masat dhe hapat e ardhshëm do t’i rekomandohen Qeverisë, në 48 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur për 468 persona.
Më pak raste aktive ka në Dojran – 8, Gjevgjeli – 7, Makedonski Brod dhe Resnjë nga 6, Pehçevë – 4, Kërçovë – 3, Demir Hisar dhe Kratovë nga dy, në Krushevë një aktiv.
Në Shkup, më shumë raste aktive ka në Aerodrom – 144, pasuar nga Qendra – 142, Karposhi – 129, Kisella Voda – 104 dhe Gazi Babë – 102.
Më pak ka në Sopishte dhe Zelenikovë, me dy ose tre raste aktive, të ndjekura nga Haraçina, Petroveci dhe Çuçer Sandeva me nga gjashtë, Studeniçani me shtatë, Saraj – 15, Shuto Orizari – 18, Butel – 32, Ilinden – 35, Gjorçe Petrov – 64 dhe Çair- 65 raste aktive.
Autoritetet shëndetësore insistojnë në respektimin e rreptë të masave të mbrojtjes – mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale, sepse, siç thonë ata, do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin.