CIVILi në kornizat e Karvanit të Gjelbër sot, 21 shtator me fillim në ora 17 do të mbajë punëtori në Amfiteatrin.
Në punëtorinë do të merr pjesë edhe kryetari I komunës Gostivar, Arben Taravari, si dhe përfaqësues të këshillit komunal, iniciativat e gjelbra, partive politike, mediat dhe aktivistë në fusha përkatëse. Në punëtori parashikohet pjesëmarrje prej maksimun 20 persona, me respektim të masave për mbrojtje nga KOVID-19.
Moderatore e punëtorisë do të jetë Biljana Jordanovska nga CIVILi, ndërsa me adresim për projektin do të prezantohet presidenti I CIVILit, Xabir Deralla.
Paraprakisht, në Tetovë dhe në Gostivar ekipi i CIVILit të Gjelbër do të mbajë info – stendë në të cilën qytetaret dhe qytetarëpt, mediat dhe të gjithë të interesuarit që do ta vizitojnë stendën, do të kenë mundësi të këmbejnë përvoja dhe qëndrime me ekipin e CIVILIT, si dhe të marrin pjesë në video anketën: “Pse gjelbër? Thuaje zëshëm mendimin tend”.
Karvani i Gjelbër do të mbarojë me konferencë kombëtare kushtuar vlerave dhe strategjive të gjelbra, si alternative e vetme e qëndrueshme për shiqërinë dhe shtetin. Karvani I Gjelbër është pjesë e projektit “Po vijnë të Gjelbrit” që zbatohet në partneritet me Fondacionin Hajnrih Bell.