• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nikollovski paralajmëron fundin e rrogave 3000 euro për drejtorët

September 20, 2020
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Nikollovski paralajmëron fundin e rrogave 3000 euro për drejtorët
Share on FacebookShare on Twitter

Në vendin tonë ka drejtorë që me paga ia kalojnë edhe krerëve më të lartë shtetëror, por së shpejti të ardhurat e tyre do të kufizohen dukshëm.

“Drejtorët e ndërmarrjeve dhe institucioneve publike marrin një pagë deri në 180,000 denarë, shumë më e lartë se Kryeministri dhe ministrat në Qeveri, por askush nuk i njeh ata drejtorë dhe mënyrën se si ata punojnë në institucione të fshehura”, theksoi Lupço Nikollovski, zëvendës kryeministër për Parandalimin e Korrupsionit, Llogaridhënies dhe Burimeve Njerëzore në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Rrogat që shkojnë deri në 180 mijë denarë apo deri 3000 euro janë në Agjencisë për Komunikime Elektronike, MEPSO, Këshilli për Media Audio dhe Audiovizuele, por edhe shumë ndërmarrje tjera, ku paga të majme marrin edhe drejtorët dhe anëtarët e bordeve.

Ai paralajmëroi se do të vendoset kufi në kartat e zyrtarëve qeveritarë, që të mos keqpërdoret paraja publike.

“Paraja nuk duhet të tërhiqet nga kartat zyrtare, dhe ka pasur shembuj të tillë më parë kur u tërhoqën deri në 5,000 euro nga një ATM në Kratovë dhe u blenë kostume. Kjo do të zgjidhet në mënyrë sistematike, pas analizës së problemit”, theksoi zv/kryeministri Nikollovski.

Ai paralajmëroi se do të ketë kontrolle nëpër drejtori dhe të drejtorëve për menaxhimin e institucionit dhe shfrytëzimin e fondeve.

“Asnjë drejtor nuk është shkarkuar në bazë të një kontrolli nga auditori shtetëror. Ata do të vijnë vetë në seancat e qeverisë për t’u përgjigjur për punën e tyre dhe çfarë do të vërehet. Tani e tutje, një drejtor nuk do të jetë në gjendje të emërohet nëse nuk ka një plan dhe program për punë, dhe jo të paraqes sikur deri më tani vetëm një paragraf”, theksoi Nikollovski

Next Post
Qëndrimi ditor në shkolla mvaret nga pasqyra epidemiologjike, nesër pritet vendimi

Qëndrimi ditor në shkolla mvaret nga pasqyra epidemiologjike, nesër pritet vendimi

Kapen 28 migrantë dhe 3 trafikant në Llojan dhe Vaksincë

Kapen 28 migrantë dhe 3 trafikant në Llojan dhe Vaksincë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom