Nën moton “Zbulimi i hershëm i rritjes së dëmtuar = shëndet për të gjithë jetën!”, shënohet Dita Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët. Me këtë rast, Aleksandar Petrovski, kryetar i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Sëmundje Endokrine “Rast”, theksoi se duhet të paktën dy herë në vit prindërit t’i masin fëmijët që të mund të detektojnë se diçka nuk është në rregull dhe të kërkojnë ndihmë nga endokrinologu derisa është koha.
Ai theksoi se ata fëmijë si të rritur nëse nuk trajtohen kanë kanë një incidencë të shtuar të sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, goditje në tru, depresion, shtim në peshë, me të gjitha pasojat që i sjellë.
“Kush është fajtor, ata prindër që vonë kanë vërejtur se rritja është çrregulluar, punonjësit shëndetësorë t[ cilët vonë e kanë dërguar fëmijën në Klinikën e Fëmijëve, sistemi shëndetësor që nuk ka mundësi të trajtojë të gjithë fëmijët që kanë nevojë për hormon të rritjes … ky është një rreth në të cilin të gjithë janë të përfshirë dhe duhet të zgjidhim të gjitha pengesat dhe defektet e detektuara në sistem”, tha Petrovski.
Ai elaboroi se shteti është i kufizuar, duke theksuar se tashmë 10 vjet jemi të fiksuar me një numër të pacientëve të trajtuar, – 100, 105, 102 she sërish 100.