Në ambient të hapur, nga ora 10:00 do të fillojë manifestimi për shlnimin qëndron të 29 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit, ndërsa me një fjalim rasti do të drejtohet edhe kryeministri Zoran Zaev.
Gjithë manifestimi do të mbahet në kushte të posaçme, në pajtim me protokollet shëndetësore të Komisionit për mbrojtje nga sëmundjet infektive për shënimin e festave shtetërore, respektivisht pa tubime masive popullore, me minimum persona të pranishëm dhe respektimin e masave për mbrojtje dhe distancë.
Para festimit qendror me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, një delegacion qeveritar në ora 8 do të vendos lule të freskëta te varret e presidentëve të ndjerë të shtetit, Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, në varrezat e Butelit.
Delegacionin do ta udhëheq kryeministri Zoran Zaev, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, zëvendës kryeminisitri i obliguar për luftë me korrupsionin dhe krimin, Lupço Nikollovski dhe ministrat e Arsimit dhe Shkencës dhe e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe Jagoda Shahpaska.