CIVILI e dënon ashpër veprimin jonjerëzor dhe joligjor të punëdhënësve që kanë pranuar ndihmë financiare nga shteti dhe në vend t’u japin rroga të punësuarve – ata i kanë mbajtur paratë për vete. Kjo është sjellje jashtëzakonisht e turpshme dhe plotësisht e papranueshme që duhet sanksionuar urgjentisht.
Mbështetja financiare nga shteti ishte për menaxhimin me krizën e shkaktuar nga Kovid-19, gjegjësisht, të mbahen vendet e punës për punëtorët, dhe jo të përfitojnë paligjshëm punëdhënësit mbi shpinën e punëtorëve gjatë krizës më të madhe shëndetësore, sociale dhe ekonomike me të cilën po përballet jo vetëm vendi ynë, por e tërë bota.
Ky rast nuk guxon të përfundojë në interesin e të fuqishmëve dhe në llogari të punëtorëve, to cilët në shumicën e rasteve mezi e lidhin muajin.
Shteti nuk guxon të jetë i mëshirshëm ndaj pronarëve. Përkundrazi, duhet të tregojë drejtësi dhe ashpërsi, t’i sanksionojë ashpër të gjithë që kanë menduar se do të arrijnë “ta mashtrojnë sistemin”.
CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve që vlerësojnë se janë të dëmtuar ose të diskriminuar mbi çdo bazë, ta paraqesin rastin e tyre në organizatë.