Sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve u mbajt seancë solemne, në të cilën u dhanë certifikatat e deputetëve të zgjedhur.
Përveç të Majtës, PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët, të gjitha partitë e tjera mbërritën në KSHZ dhe morën certifikatat e tyre për deputetë.
Megjithatë, nga Aleanca për Shqiptarët mbërrit një përfaqësues, por për shkak se ai nuk kishte asnjë autorizim, atij nuk iu dhanë certifikatat për deputetët.
Më herët, në orën 11 të mëngjesit në seancë publike të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u njoftuan rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 15-të korrikut.