Njësia zgjedhore 2 i përfshin komunat Kumanovë ( 149 vendvotime, 18 hyjnë në NJZ 3), Likovë, Nagoriçanë e vjetër, Haraçinë, Gazi Babë, Butel, Çair, Shuto Orizarë, Çuçer –Sandevë dhe Gjorçe Petrov.
Sipas rezultateve jozyrtare përfundimtare, të shpallura nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në Njësinë zgjedhore 2 Koalicioni VMRO-DPMNE ka fituar 7 mandate, Koalicioni “Mundemi” 7, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët dha Alternativa gjithashtu, fituan 3 mandate. Në Njësinë zgjedhore 2, Koalicioni “Mundemi” fitoi 47.891 vota, Koalicioni VMRO-DPMNE 47.929, BDI 22.374, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, 20.912, E Majta 5.869, dhe PDSH 1.858 vota.
Në raportimet e përpunuara nga vëzhguesit e CIVILit, të cilët vëzhguan në NJZ 2 janë regjistruar 133 parregullsi në më tepër kategori. Sipas klasifikimit të ngjarjeve, janë shënuar probleme me Listën e Votuesve, shkelje e fshehtësisë së votës, sjellje e paligjshme e vëzhguesve, punë joligjore e organeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, si dhe sjellje e paligjshme e qytetarëve/votuesve dhe vëzhguesve. Ka edhe paraqitje për mosrespektimin e protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi.
Votues / Qytetarë
Në Çair, në vendvotimin 2901, SHF “Idnina” është paraqitur rast ku prindi ka treguar letërnjoftimin e tij dhe të bijës dhe ka votuar për të dytë
Në vendvotimin 1028, Klubi i Oficerëve ushtarakë, Kumanovë, një votues, pasi që e ka realizuar të drejtën e tij për votim, i është drejtuar Këshillit Zgjedhor me fjalët: “Pasi keni shkruar çdo gjë në gjuhën shqipe, pse nuk keni shkruar edhe në gjuhën rome në këto fletëvotime”.
Në vendvotimin 2515, SHF 25 Maji, Singeliç, komuna Gazi Babë, është regjistruar rast i votimit në grup, një person shoqëron tre tjerë, ua jep letërnjoftimet, i dërgon formalisht pas paravanit, ai rrethon në vend të atyre dhe e vendos fletëvotimin në kuti. Askush nga Këshilli Zgjedhor nuk ka reaguar.
Në vendvotimin 2914, SHF “Zhivko Brajkovski”, Butel, një votues e ka fotografuar fletëvotimin, anëtarët e bordit e kanë parë por nuk kanë reaguar.
Në vendvotimin 1061, SHF “Hristijan Karposh”, Kumanovë, është shënuar rast ku në vendvotimin një burrë zëshëm u ka treguar të bijës dhe bashkëshortes cilin numër ta rrethojnë. Bordi zgjedhor nuk ka reaguar.
Në 1016, SHF “Kirili dhe Metodi”, Gazi Babë, një nga votuesit me zë i ka treguar bashkëshortes ta rrethojë numrin 14.
Në 1016, B.L. Pero Çiço, Kumanovë, është regjistruar votim familjar, dy bashkëshortë kanë votuar pas një paravani bashkë.
Në Vendvotimin 2940, SHF “Ismail Qemali”, Çair, është regjistruar rast ku bashkëshorti i ndihmon bashkëshortes për votim.
Në vendvotimin 1055, Shkolla e ekonomisë “Mosha Pijade”, Kumanovë, një votuesi me maskë të partisë politike (VMRO-DPMNE) i është lejuar të votojë pa e hequr.
Administrata zgjedhore
Në vendvotimin 2920, SHF “Petar Zdravkovski Penko”, Çair, anëtarët e bordit zgjedhor i kanë reaguar vëzhguesit të CIVILit dhe e kanë pyetur se pse bëjnë aq shumë ndërrime vëzhguesit e organizatës.
Në vendvotimin 1064/1, Shkolla teknike “Nace Bugjoni”, Kumanovë, 2 anëtarë të BZ nuk i kanë mbajtur maskat si duhet gjatë votimeve, BZ i ka lejuar një personi ti ndihmojë një votuesi në moshë me vështirësi me pamjen, mirëpo personi nuk i ka ndihmuar por e ka udhëzuar se çfarë të rrethojë.
Në vendvotimin 1062, SHF “11 Tetori”, Kumanovë, A. ZH. Votues aktiv me afat të kaluar të letërnjoftimit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, nuk gjendej në Listën e Votuesve, nga ana e BZ e kanë udhëzuar të shkruan ankesë dhe e kanë evidentuar.
Para Shkollës Fillore “Aco Shopov”, Butel, ku ndodhen vendvotimet nga 2946 deri 2952, vëzhguesi hoqi simbolin pas monitorimit përfundimtar. Njëri nga oficerët e policisë që siguroi këto vendvotime iu drejtua vëzhguesit me fjalët: Mos ecni me atë distinktiv, shkoni të hyni në klasë dhe të uleni atje. Vëzhguesi u përgjigj se ai ishte i lëvizshëm dhe ishte nga CIVILi, të cilit pastaj oficeri i policisë tha: Mos u grind shumë, do të tregoj qefin më vonë. I njëjti zyrtar, ndërkohë, kërcënoi të gjobiste qytetarët që dolën në votime.
Në vendvotimin 1054, “Shevro”, Kumanovë, anëtar i bordit zgjedhor që nuk mbante një distinktiv, por ishte i ngarkuar me spërkatje, deklaroi publikisht pak para fillimit të ditës së zgjedhjeve, se të gjithë këtu nga bordi zgjedhor janë për opsionin “Rindërtimi i Maqedonisë” ( Obnova na Makedonija).
Në qendrën e votimit 2498, Shkolla Fillore “Krste Petkov Misirkov” – Gazi Babë, një anëtar i Bordit Zgjedhor iu drejtua vëzhguesit me një ton poshtërues. Presidenti i BZ reagoi.
Një person i ulur pranë presidentit regjistroi numrin e votuesve, pa asnjë shenjë. Kjo më bëri që të pyes personin (Znj) që rregullonte hyrjen për të pyetur se kush ishin anëtarët e EB. Ajo më shpjegoi se të gjithë janë nga një parti, dhe se ajo është nga VMRO DPMNE. Ajo më ngatërroi me përgjigjen, unë thashë që mbase ajo nuk më kupton, unë e përsërita pyetjen sepse pashë që ajo ishte e akredituar si anëtare e EB, ajo ma përsëriti të njëjtën gjë, ndërsa më tregoi një anëtar tjetër të EB nga cila palë. Thashë që kjo nuk ishte pyetja ime, paraqet një vëzhgues i CIVILit.
Ndoshta e kuptoi se u përgjigj dy herë në mënyrë të gabuar, dhe mu drejtua me fjalët: “Nga je ti? Auu nga CIVILi, ja ty do të tregoj me siguri!”.
Iu përgjigja se është në rregull, dhe u nisa të largohem nga vendi, ajo vazhdoi të flasë, dhe u qortua nga presidenti.
2575, SHF “Gjorçe Petrov” – në Listën e Votuesve mungon Nedeljko Ristoski.
1057, SHF Hristijan Karposh, votuesja Svetllana Gjorgjeviq mungon në Listën e votuesve, nuk mundi të votojë. Anëtarët e bordit me zë i tregonin emrat e votuesve dhe adresat.
Vv 2946 – SHF “Aco Shopov”, Butel, gjatë ndërrimit të anëtarëve të BZ ( ndërrimi i dytë), gjatë numërimit të votuesve, dhe numërimit të fletëvotimeve, kanë konstatuar se mungojnë katër faqe.
2931,SHF Panajot Ginoski, Butel – Vëzhguesit tonë iu privua autorizimi për vëzhgim i cili u dha nga KSHZ-ja pa ndonjë sqarim të veçantë nga Danica Jovanovska. Pas ndërhyrjes në KSHZ, autorizimi u kthye dhe ata kërkuan falje.
Në vendvotimin 1057/1 SHF “Hristijan Karposh”, Kumanovë, anëtarët e BZ me zë i kanë lexuar emrat e votuesve. E njëjta gjë është regjistruar edhe në Vv 2503/1 SHF “Kërste Misirkov”, Gazi Babë.
Në vendvotimin 2948/1 SHF Aco Shopov, komuna Butel, Bordi zgjedhor ka kontrolluar kush ka votuar sipas Listës së Votuesve dhe përmes telefonit kanë përcjellur cilin mund ta gjejnë. Në korridorin e shkollës një polic përmes telefonit ka treguar se cilat familje kanë votuar.
Në vendvotimin 2564, komuna Gjorçe Petrov, gjithashtu janë lexuar me zë të dhënat na letërnjoftimet e votuesve, ndërsa është lejuar hyrje e më tepër votuesve njëkohësisht.
Në vendvotimin 2615, SHF “Dimo Haxhi Dimov”, komuna Gjorçe Petrov, një nga anëtarët e bordit zgjedhor i është drejtuar vëzhguesit të CIVILit me fjalët: “Çfarë bëni ju në CIVIIL, tërë ditën vëzhgues të ndryshëm, mos kontrolloheni mes vete?”. Gjatë gjithë kohës së prezencës së vëzhguesit në vendvotim, bordi zgjedhor ka pasur sjellje jo-korrekte ndaj tij.
Në vendvotimin 2954, SHF “Liman Kaba”, komuna Butel një votues mungon në Listën e Votuesve sepse i ka skaduar afati i letërnjofitmit.
Në vendvotimin 1031/1 Gjimnazi “Goce Dellçev”, Kumanovë, janë lexuar me zë emrat dhe mbiemrat e votuesve.
Në vendvotimin 1604/1- Shkolla Teknike “Nace Bugjoni”, Kumanovë, janë lexuar të dhënat personale të votuesve me zë.
Në vendvotimin 1057/1, SHF “Hristijan Karposh”, Kumanovë, votuesen S.V. nuk ekziston në Listën e Votuesve, ndërsa në inspektimin në Listën e Votuesve në faqen e KSHZ ka qenë prezentë. Nuk e ka realizuar të drejtën e votës.
Në vendvotimin 1068, Shkolla Teknike “Nace Bugjoni”, Kumanovë, votuesi shkoi pas paravanit pa e spërkatur gishtin. Anëtari i i bordit me detyrë për spërkatje, nuk mbante shenjë se është anëtar i bordit.
Vëzhguesit
Në vendvotimin 1000/1 shkolla e muzikës “Pançe Peshev”, Kumanovë, një nga vëzhguesit e LSDM i ka thënë vëzhguesit tonë të mos kthehet më në këtë vendvotim.
Në vendvotimin 2917, SHF “Petar Zdravkovski – Penko”, komuna Butel, një nga vëzhguesit e partive i është drejtuar vëzhguesit të CIVILIt me fjalët: “Ju të CIVILit u mbushët me para, trego sa merrni…trego…”
Në vendvotimin 1000, Shkolla e muzikës “Pançe Peshev”. Kumanovë, një vëzhgues partiak ka dalur nga vendvotimi çdo 5 deri 10 minuta dhe ka komunikuar me telefon, dhe me çdo kthim me vete ka pasur edhe nga një ose dy votues.
Në vendvotimin 1054 “Shevro”, Kumanovë, një votues i vendit zëshëm dhe qartë ka shprehur indinjatë ndaj një votuesi Rom dhe i cili ka lëvizur me ndihmë të një paterice. Vëzhguesi i ka thënë: “Vetëm si ky na erdhën sot të votojnë, të gjithë gjysma, të sëmura, as dëgjojnë, as shohin, këta tonët, të shëndoshët, nuk janë askund”.
Në Komunën Butel, lagjja Radishani, J.M. nga VMRO-DPMNE ka shëtitur nëpër lagje pa shenjë nga KSHZ dhe të moshuarve u ka treguar të rrethojnë numrin 14, sepse ashtu janë kuptuar dhe se do të shihet në fund.
Në vendvotimet 2880 dhe 2881 në SHF “Hasan Prishtina”, komuna Çair, një nga votuesit e CIVILit për shkak të dyshimit për ryshfet të votuesve, edhe pse i ka vizituar këto vendvotime, përsëri është kthyer. 500 metra më poshtë, një shitore e mëparshme është shndërruar në shtab të partisë BDI. Vëzhguesi ka vërejtur se vazhdimisht kanë hyrë njerëz të cilët menjëherë pasi janë larguar nga shtabi, kanë shkuar të votojnë në vendvotimet e lartpërmendur. Vëzhguesi ka tentuar të komunikojë me disa votues, por e kanë refuzuar ashpër.
Policia
Në vendvotimin 2906, SHF “Klimenti i Ohrit”, komuna Butel, më tepër se 20 policë në uniformë dhe me veshje civile me jelekë policie janë ulur para vendvotimit, dhe një nga ata ka lëshuar me zë të lartë video me fjalime nga politikanë aktualë dhe pastaj i kanë komentuar.
Në secilin nga 133 raportimet e përpunuara për Njësinë Zgjedhore 2, përmenden parregullsi në aspektin e protokollit për mbrojtje nga koronavirusi. Vërejtjet më të shpeshta janë për mospërdorimin e dezinfektimit për duart e votuesve, mbajtja e gabueshme e maskës, dorezat…