Bartësja e listës në NJZ 2 nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja Sanja Llukarevska sot gjatë vizitës në Komunën e Likovës tha se pa dallim se cilës komuniteti etnik dhe fetar i përkasim, të gjithë kemi nevoja të njëjta dhe probleme të njëjta apo të ngjashme.
“Tre vitet e fundit kemi bërë shumë. E futëm shtetin në NATO, në rrugë jemi të bëhemi anëtare e BE-së. Por, i rritën edhe pagat edhe pensionet, e rritëm edhe ndihmën sociale për madje 300 për qind. Qytetarët janë të mbushur me retorikë nacionaliste. Ata duan zgjidhje për problemet reale”, tha Llukarevska.
Llukarevska tha se edhe pas 15 korrikut, do të vazhdohet në rrugën e drejtë.
“Do të vazhdojmë t’i kthejmë mbrapa paratë te qytetarët. Pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten. Pagën minimale do ta rrisim në 20.000 denarë, derisa paga mesatare do të rritet deri në 34.000 denarë. Pensionet më të ulëta do t’i rrisim për të paktën 21 për qind. Sigurojmë jetë dinjitoze për të gjithë qytetarët”, tha Llukarevska.