“Gazetaria qytetare ndikon ashtu si është e duhur. Për shoqërinë është e favorshme kur gazetarët futen në ujërat e aktivizmit qytetar. Gjithashtu, mendoj se gazetarisë i ndikon mirë kur aktivistët qytetarë dhe qytetarët në përgjithësi tentojnë aq sa u lejojnë mundësitë dhe teknologjitë e reja, e ato ditë e më tepër lejojnë më tepër e më tepër, të merren me gazetari. Kjo është një baticë e re dhe dobishme e energjisë në mediat dhe kjo reflektohet në gjendjen e shoqërisë”, deklaroi gazetari Branko Geroski, dhe një nga ligjëruesit në seminaret që i organizoi Civili si pjesë e projektit “Objektivi qytetar”, duke folur për ndikimin dhe ndryshimet që mund ti sjell gazetaria qytetare.
“Gazetarët qytetarë janë të ndjeshëm rreth çështjeve siç janë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, liritë dhe të drejtat e komuniteteve të grupeve të margjinalizuara, kafshëve…Mendoj se në vendin ky është diskursi kryesor, kjo derdhje freskisë së re, të njerëzve të ri që nuk janë gazetarë profesionistë, megjithatë sjell një freski të re dhe këndvështrim të ri të gjërave dhe në atë kuptim unë nuk i shoh ato dy anë si të kundërshtuara, por e kundërta, shoh një potencial për zhvillim edhe të sektorit qytetar edhe të gazetarisë në përgjithësi”, theksoi Geroski.
Për lajmet e rrejshme Geroski vlerëson se vetë termi ndonjëherë keqkuptohet, kështu që gazetarët qytetarë duhet të përqendrohen para së gjithash në burimin e lajmeve të rrejshme.
“Lajmet e rrejshme rrjedhin nga qendrat e propagandës, ndërsa qendrat kryesore megjithatë janë qeveritë dhe disa struktura afër tyre. Sipas kësaj, bëhet fjalë për një dukuri politike dominuese e lidhur me propagandën. Këto burime janë shumë të fuqishme sepse nga ato buron propaganda dhe janë të lidhura me motive shumë të fuqishme politike, nga të cilat motivi themelor është të fitohet pushteti ose të mbahet pushteti. Dhe këtu e shoh frontin për të gjithë që dëshirojnë të luftojnë realisht dhe me të vërtetë kundër lajmeve të rrejshme, dhe jo vetëm të krijojmë projekte të vogla dhe të diskutojmë dhe të bisedojmë për lajme të rrejshme ose të tentojmë të rikonstruojmë një nga një lajm, dhe ti ndërtojmë lajmet e vërteta… Po, e vërteta është ilaçi më i mirë për gënjeshtrën, por ne nuk jemi në situatë të tensionit të fuqishëm, presion të fuqishëm nga ky fenomen dhe duhet të përballemi edhe ta sulmojmë burimin e lajmeve të rrejshme. Kjo, në këtë moment, posaçërisht këtu për ne në Maqedoni, është çështje kyçe sepse ky është trendi botëror”, deklaroi Geroski.
Për bashkëpunimin me Civilin dhe gazetarinë qytetare, Geroski thotë se shpreson se si ligjërues në një nga seminaret për gazetari qytetare, ka kryer punë dhe se kaluar në fazën e forcimit të kapaciteteve të atij grupi entuziastësh të merren me atë që merren tani.
“Përvoja ime me bashkëpunimin me Civilin është se ne vazhdojmë edhe më tej në bazë ditore shumë frytshëm, në interesin e projektit që e punon Civili. Me mediat në të cilat edhe unë kam qenë i involvuar kemi arritur ta rrisim ndikimin e asaj q e punon Civili. Nga ana tjetër, për ne kjo është një këndvështrim i ndryshëm i gjërave me sjellje të senzibiliteteve tjera në gazetari dhe ky ne ndihmon ta rrisim vlerën e medias tradicionale”, përfundon Geroski.