Për çfarë shërbejnë ministritë në vendin tonë? Apo vetëm për të na uruar festat, për të organizuar kokteje të ndryshme dhe për të udhëtuar në vende luksoze me paratë e popullit.
Gjithë ato harxhime nga të gjitha ministritë dhe në fund rezultati zero, cfarë na duhen ministritë?
“Ministria e ambientit jetësor”, kurse ambienti n’nhall, jetësorja kërkund;
“Ministria e arsimit dhe shkencës”; arsimi n’hall, shkenca kërkund;
“Ministria e planifikimit hapsinor”; planifikimi kërkund, hapsira e uzurpume;
“Ministria e ekonomisë”, ekonomia kërkund, fukarallëku deri n’fyt;
“Ministria e financave”, paret kërkund; politikanët milionerë
“Ministria e transportit dhe lidhjeve”, transporti kërkund, lidhjet familjare vlojnë;
“Ministria e punëve të brendshme”, njerëzit krejt jashtë n’Gjermani;
“Ministria e pushtetit lokal”; kurse pushteti krejt në qeveri;
“Ministria e mbrojtjes”; kurse shteti frikohet prej hijes së vet.
“Ministria e kulturës”, kultura kërkund..
Për çfarë na shërbejnë këto ministri?
A nuk është më mirë të mbyllen të gjithë këta ministri dhe gjithë buxheti i ministrive, veturat luksoze paret e rrugës, paret e truprojave…t’i jepen popullit?