Propozim ligji për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshja e interesave e kaloi filtrin e parë në Kuvend. Në leximin e parë ligji kaloi me mbështetje të 58 deputetëve, ndërsa 16 ishin kundër. Pas votimit, ligji dërgohet në procedurë të mëtejme në komisionin amë dhe trupat tjerë të interesuar të Kuvendit nga ku do të kthehet në lexim të dytë në seancën plenare për lexim përfundimtar dhe hyrje në fuqi.