Në pres konferencën e sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, koordinatori i VMRO-DPMNE Nikolla Micevski kumtoi se kanë dorëzuar interpelancë për Ministrin e MPB, Oliver Spasovski.
“Ministri Spasovski ka dëshmuar se funksionin i ministrit e drejton në kundërshtim me ligjin”. Me këtë arsyetim, koordinatori i VMRO-DPMNE Nikolla Micevski kumtoi se kanë dorëzuar interpelancë për ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski. Micevski akuzoi se në vend së të garantojë rend dhe paqe, detyra kryesore e MPB u shndërrua në mbulimin e krimit. Sipas Micevskit, MPB shërben për mbrojtje dhe ryshfet. “Duke i falënderuar Oliver Spasovskit, Maqedona u shndërrua në sinonim për korrupsion”, deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE në pres konferencën për shtyp në Kuvend.