Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë javën e ardhshme fillon debati për ribalancin e buxhetit për vitin 2018. Të hënën është caktuar seancë e Komisionit amë për financim dhe buxhet. Sipas rregullores së Kuvendit në Komision zgjat 10 ditë pune.
Qeveria e miratoi propozim ribalancin në seancën e 13-të të këtij muaji. Sipas propozimit të Qeverisë, me ribalancin ka zvogëlim te të ardhurat dhe shpenzimet për 0,5 për qind. Deficiti buxhetor ruhet në 2,7 për qind, ndërsa rishikohet projeksioni për rritje ekonomike në 2,8 për qind.
“Qëllimi i Propozim-ribalancit të Buxhetit për këtë vit është të bëhen korigjime te shpenzimet me qëllim të sigurimit të përkrahjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për Sigurim Shëndetësor (FSSHM), Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) dhe Agjencinë për Punësim (APRM)”, tha ministri duke e arsyetuar ribalancin e propozuar pas miratimit në Qeveri.
Sipas tij, projeksioni i rritjes së BPV-së është rishikuar për shkak të bllokadës për inkuadrim në NATO dhe BE dhe se pasiguria negativisht mund të ndikojë në ekonominë.
Rishikimi i projeksioneve të planifikuara të të ardhurave është para se gjithash rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të cilat shfrytëzuesit buxhetor i realizojnë në llogaritë personale dhe rritjen e dobët të kontributeve sociale, në lidhje me 812 milion denarë fillimisht të buxhetuara për shkak të realizimit në dhjetë muajt e parë të vitit.
Ana e shpenzimeve të Buxhetit është korrigjuar më poshtë për 1,2 miliard denarë, përkatësisht për 0,5 për qind.
Ka zvogëlim të pozitave të caktuara te shpenzimet e kapitalit të shfrytëzuesve buxhetor te të cilët është evidentuar dinamikë e zvogëluar e realizimit, kryesisht te projektet e financuara me kredi. Shpenzimet e kapitalit zvogëlohen për 5,666 miliard denarë, prej të cilave 1,672 miliard denarë në llogarinë buxhetore dhe 3,994 miliard denarë të shkallës së interesit. Shpenzimet e interesit zvogëlohen për 897 milion denarë, para se gjithash për shkak të menaxhimit të suksesshëm me borxhin publik dhe sigurimin e shkallëve më të ulëta të interesit për servisim të borxhit.
Shkurtim më të madh ka te projektet ku ka dinamikë të zvogëluar, përkatësisht për gazifikim dhe për ndërtim të anuluar të qendrës klinike.
Me ribalancin bëhet rialokimi i mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetor me ç’rast sigurohen 198 milion denarë shtesë për partitë politike dhe qendrat hulumtuese sipas ndryshimit të ligjit, si dhe mjete për funksionimin e AOT deri në fund të vitit.
Për Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe për Agjencinë për Punësim janë siguruar 1,8 miliard denarë mjete shtesë. Mjetet do të shfrytëzohen vetëm për realizim të pandërprerë të obligimeve të këtyre institucioneve dhe për zvogëlim etapor të borxheve në sistemin shëndetësor.
Alokim më të madh në ribalanc ka për komunat në vlerë prej 3,020 miliard denarë me qëllim të zvogëlimit të shlyerjes së borxheve, ndërsa obligimet e papaguara të komunave dhe shfrytëzuesve individual të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. (MIA)