Në Shkup sot do të mbahet Forumi i dytë Maqedoni – Gjermani “Ndërtojmë ura – politikë dhe ekonomi” që e organizojnë Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për hulumtime shoqërore – MK 91.
Fjalim përshëndetës do të ketë ambasadori gjerman Tomas Gerberih pas ç’ka vijon sesioni i parë – “Njëzet e pesë vjet marrëdhënie bilaterale mes Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë”. Mysafir nderi në sesionin do të jetë Torsten Fraj, deputet në Bundestagun gjerman.
Në panelin e dytë do të fletë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Fjalimi i tij është në temën “Tregtia dhe ekonomia – mundësi dhe sfida”.
Pritet fjalim të ketë edhe drejtori i Delegacionit të biznesit gjerman në Maqedoni, Patrik Martens. (MIA)