Në këto hapësira ne nuk jemi eksportues të destabilitetit drejt Evropës, por jemi zonë transitore, edhe kur është në pyetje kontrabanda e narkotikëve, e armëve dhe radikalizimit. Për këtë arsye dëshirojmë të kontribuojmë në stabilizimin e prëgjithshëm dhe në rritjen e nivelit të sigurisë nëpër hapësirën evropiane, por me definim plotësisht të qartë se problemet nuk rrjedhin prej këtu. Kemi obligim serioz t’i parandalojmë ato procese transitore dhe prë atë arsye dëshirojmë të realizojmë edhe koordinim më të mirë nacional dhe bashkëpunim rajonal në këtë sferë.
Këtë sot e deklaroi Goran Svillanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë, BeH. Svillanoviq së bashku me ministrin e Punvëe të Brendshme, Oliver Spasovski folën në seminarin rajonal me temë “Preventiva/lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm” në organizim të Këshillit rajonal për bashkëpunim dhe Komitetit nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit.
Svillanoviq tha se ideja është të mundësohet koordinimi i nivelit nacional të institucioneve të ndryshme – ministrive të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, si dhe pjesëve të tjera nga Qeveria të angazhuara për sigurinë.
“Dëshirojmë të dakordohemi se si në nivel nacional të bëhet koordinimi, si të bashkëpunojmë në mënyrë rajonale”, tha Svillanoviq, duke shtuar se është shumë me rëndësi të punohet me bashkësitë lokale.
Ai theksoi se ky seminar është dedikuar për ekspertët dhe qëllimi është ata nesër të jenë në gjendje të angazhohen, secili në bashkësinë e vet dhe secili në shtetin e vet. Me atë rast të dinë cilët i kanë partnerë nga ana tjetër e kufirit, të cilët mund t’u ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.
Paralajmëroi se nesër do të jetë në Tiranë, ku do të ketë tubim të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë nga rajoni, ndërsa nikoqir do të jetë komisari evropian Avramopulos, i cili do t’i kumtojë elementet e reja nga Plani i aksio0nit që e ka përgatitur KE-ja për atë se si të na ndihmohet dhe si të bashkëpunohet me BE-në. Kjo, siç tha, është problem që i tejkalon kufijt tanë dhe ne jemi vetëm pjesë e hartës në hapësirën e gjerë evropiane.
“Ky Plan i askionit ka disa elemente. I pari është se radikalizimi i hapësirës kibernetike në të vërtetë është rreziku më i madh në këtë moment. Të gjithë angazhohen në atë që materiali i cili është i radikalizuar, të mënjanohet nga interneti dhe të pamundësohet vendosja e sërishme e tij në internet”, tha Svillanoviq. Paralajmëroi se për këtë do të flasin në ditëpt në vijim, si dhe për përgatitjet se si të zbatohet në rajon ka Plan i aksionit i KE-së.
Svillanoviq deklaroi se Këshilli për bashkëpunim rajonal ka përgatitur studim për radikalizim të hapësirës kiobernetike, elemente të së cilës sot për herë të aprë do të prezantohen para opinionit.
“Ne me këtë studim dëshirojmë të arrijmë edhe një gjë, ta zvogëlojmë pak përdorimin dhe keqprëdorjen politike kur flitet për radikalizimin”, tha Svillanoviq.