Gabimi i fundit i sigurisë për të cilin raportoi rrjeti social Fejsbuk goditi rreth pesë milionë evropianë, njoftoi eurokomisionerja e Drejtësisë, Vera Jurova.
Fejsbuk-u të premten bëri të ditur se janë hakuar pothuajse 50 milionë profile të këtij rrjeti social dhe se sulmuesit i kanë përdorur dobësitë e opsionit “Shih si” (View As) për të fituar kontroll ndaj profileve të përdoruesve. Ai gabim i cili është “korrigjuar” të enjten, siç tha themeluesi dhe drejtori kryesor i rrjetit social Mark Zakerberg, ju ka mundësuar hakerëve të kenë qasje në informacione të profileve të përdoruesve (emra, të dhëna për gjininë, adresa…).
“Më shumë informacione do të di për disa orë apo për disa ditë, por sa kam dijeni, nga ato 50 të përfshirë janë evropianë, që është numër i jashtëzakonshëm”, tha Jurova duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë një takimi evropian në Luksemburg.
Sulmet e hakerëve me përmasa të mëdha në Fejsbuk i nxitën kritikat ndaj rrjetit social i cili tashmë seriozisht është dëmtuar nga afera të shumta, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. (MIA)