Në rrugën para Radio Televizionit të Maqedonisë dhe në Panairin e Shkupit, uikendin e ardhshëm do të mbahet Auto gara Shkup 2018 në organizimin e AKK primo avj në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, Agjencisë të Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Automobilistike të Maqedonisë.
Gara është pjesë e kalendarit zyrtar për rrugë qarkore në kampionatin vendor, ndërsa vlerësohet edhe në kalendarin Zona Qendrore Evropiane.
Hapja zyrtare do të jetë të dielën nga ora 11 para Pallatit të Gjykatës, ndërsa starti i garës është caktuar për të dielën nga ora 12.
Trajnimet janë parashikuar për të shtunën nga ora 11.
Pritet pjesëmarrje e 35 konkurrentëve nga vendi dhe 10 konkurrentë të huaj. (MIA)