• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Të rinjtë të gjejnë zgjidhje për “Fund të dhunës ndaj fëmijëve dhe mes fëmijëve”

October 2, 2018
in BALLINA, LAJME
Të rinjtë të gjejnë zgjidhje për “Fund të dhunës ndaj fëmijëve dhe mes fëmijëve”
Share on FacebookShare on Twitter

Të rinjtë duhet të kyçen në nismën globale “Gjeneratë pa kufij” dhe të shpikin zgjidhje për parandalim të dhunës, përfshirë edhe dhunën mes moshatarëve dhe dhunën përmes internetit.

Këtë e kumtuan nga zyra e UNICEF-it në Shkup, prej ku theksojnë se kandidatët fitues do të kontribuojnë drejt suksesit të nismës botërore “Gjeneratë pa kufij”, e cila paraqet partneritet të ri, ambicioz, të filluar gjatë mbledhjes së 73-të të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, me qëllim që secili i ri të kyçet në arsim cilësor, trajnim apo punësim deri në vitin 2030.

“Të rinjtë shpesh janë zbuluesit, kreatorët dhe inovatorët më të mirë. Shpresojmë se kjo sfidë do të inspirojë ide të jashtëzakonshme nga vendi me të cilat do të kontribuohet drejt nismës glonale për zgjdhje të disa nga sfidave më të hidhura me të cilat përballen të rinjtë sot”, tha zëvendës përfaqësuesi i UNICEF-it, Elspet Erikson.

Në botë, rreth një miliardë fëmijë përjetojnë ndonjë formë të dhunës. Gjysmës së adoleshentëve u ndodhë dhunë nga ana e moshatarëve në dhe rreth shkollës. Në Maqedoni, fokusi do të ejtë në zgjidhje për “Fund të dhunës ndaj fëmijëve dhe mes fëmijëve”. Gjysma e fëmijëve e moshës prej dy deri 14 vjeç përjetojnë ndëshkim fizik në shtëpi dhe ku tetë nga 10 prindër thonë se shfrytëzojnë metoda të dhunshme (ndëshkim psikologjik apo fizik) për edukim të fëmijëve. Dhuna mes moshatarëve, gjithashtu, ndodhë çdo ditë. Madje 42 për qind e djemve dhe vajzave në moshë prej 13 deri 15 vjeç kanë deklaruar se kanë qenë të maltretuar në shkollë dhe/apo se kanë qenë të kyçur në qërrim fizik të hesapeve”, theksojnë nga UNICEF-i.

Dhuna ndodhë edhe në internet, ku kryesit mbeten anonimë, por pasojat janë serioze.

Nga UNICEF-i theksojnë se inovatorët e suksesshëm të rinj, kreativë do të ftohen të marrin pjesë në punëtorinë në Shkup, prej 16 deri 18 nëntorit ku do të përpunohen idetë. Pas punëtorive, di të zgjidhen pesë ide më shpresëdhënëse për të cilat do të ndahen deri 1.000 dollarë amerikanë dhe do të sigurohet mentorim dhe mbështetje gjatë zbatimit të projekteve.

Në pranverë të vitit 2019, projektet e zgjehdura nga secili vend do të hyjnë në suaza të konkursit global. Këto projekte do të marrin plotësisht 20.000 dollarë investime, së bashku me program të harmonizuar të mentorimit nga partnerët e “Gjeneratës pa kufij” si mbështetje drejt zgjerimit të tyre. (MIA)

Tags: Të rinjtë të gjejnë zgjidhje për "Fund të dhunës ndaj fëmijëve dhe mes fëmijëve"UNICEF
Next Post
KSHZ-ja do të vendosë rreth ankesave për referendum

KSHZ-ja do të vendosë rreth ankesave për referendum

Më shumë persona shoqërohen në polici për bisedë informative për sulmin në rrugën “Frenklin Ruzvelt”

Më shumë persona shoqërohen në polici për bisedë informative për sulmin në rrugën "Frenklin Ruzvelt"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom