Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas ju bëri thirrje Shkupit dhe Athinës, pas referendumit të së dielës në Maqedoni, të vazhdojnë me zbatimin e “marrëveshjes historike”.
“Edhe pse shumica do të dëshironin dalje më të madhe, gëzohem që shumica dërrmuese nga ata, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike, votuan për marrëveshjen me Greqinë. Ata dëshirojnë që vendi i tyre ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s dhe të zgjidhet kontesti, i cili për 27 vite qëndronte midis Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Mas në deklaratën me shkrim të cilën Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ua përcolli mediave.
Mirë është, thotë shefi i demokracisë, që pas referendumit konsultativ tani për marrëveshjen do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë.
“Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në Shkup dhe në Athinë, t’i shfrytëzojnë mundësitë e marrëveshjes historike dhe ta zbatojnë marrëveshjen. Ai i përforcon marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve dhe kontribuon për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ai heq një pengesë të rëndësishme për përafrimin e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s”, thekson Hajko Mas. (MIA)