Sulmi mbi votuesit në Melburn në Australi, i publikuar dhe i shpërndarë në rrejtët sociale paraqet shkelje të dhunshme dhe të zymtë të heshtjes zgjedhore dhe presion ndaj votuesve. Gjatë heshtjes zgjedhore, ky veprim antidemokratik po keqpërdoret në rrjetet sociale edhe në Maqedoni.
CIVILi e dënon ashpër shkeljen e heshtjes zgjedhore dhe kërkon nga institucionet ta ndalojnë çdo shkelje të Kodit Zgjedhor, shkeljen e heshtjes zgjedhore, korrupsionin dhe presionet mbi votuesit në çdo formë! Gjuha e urrejtjes duhet të ndalet!
Shkelje e ashpër e heshtjes së referendumit u regjistrua në Radishani gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes. Rrugët dhe posaçërisht stacionet e autobusëve ishin të mbuluara me fletushka nga Bojkotoj, ndërsa agjitimi kundër referendumit vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes.
CIVILi reagon edhe për përmbajtjen fyese në kuptim të çështjeve gjinore. Një pjesë nga materiali propagandues i bojkotuesve ka përmbajtje dhe mesazhe skajshmërisht fyese për gratë.
Heshtjen zgjedhore e shkel edhe partia E Majta. Fletushke të nënshkruara nga E Majta me mesazh “Bojkotoj” ishin të hedhura në hyrjet e ndërtesave në qendrën e Shkupit, duke e përfshirë edhe hyrjen në selinë e CIVILit, në orët e mëngjesit më 29 shtator.
Funksionarë të VMRO-DPMNE e shkelin heshtjen zgjedhore në Prilep. Ata, në fejsbuk profilet e tyre publikojnë përmbajtje propaganduese kundër referendumit. Shkelje specifike e heshtjes zgjedhore bëhet edhe nga ana e një funksionareje partiake opozitare në Veles, e cila në komentet në përmbajtje të caktuara në Fejsbuk zbaton propagandë.
Shkelje e heshtjes zgjedhore shënohet edhe në faqen e Fejsbukut të partisë “Edinstvena Makedonija”, në të cilën gjatë heshtjes zgjedhore publikohen video përmbajtje me përmbajtje propaganduese nga tubimi i tyre në komunën Jegunovcë. Gjithashtu, shënohet shkelje e heshtjes edhe përmes Fejsbuk profilit të njërit nga liderëve të Tvrdokorni.
Vëzhguesit tonë kanë pranuar paraqitje nga një qytetar për agjitim edhe në komunën Llozovë, nga ana e aktivistëve të LSDM gjatë heshtjes, më 28 nëntor.
Në disa kompani private në Gjevgjeli, në pronësi të një familje që e mbështet bojkotimin, gjatë ditëve të kaluara, si dhe gjatë heshtjes zgjedhore, bëhet presion i hapur mbi punëtorët që të mos votojnë. “Nëse dilni në votime, të mos vini në punë” është mesazhi kryesor i pronarëve, sipas dëshmive deri te cilat arritën vëzhguesit e Civilit.
Shkelje e heshtjes nga ana e strukturave që e mbështesin bojkotimin, përveç në Qendër, Butel dhe Prilep, shënohet edhe në Shtip, Koçanë, Probishtip, Gazi Babë dhe në disa komuna tjera nëpër vend. Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit përpunon edhe tridhjetë raporte nga e gjithë Maqedonia.
Është e qartë se kjo fushatë në një pjesë të madhe mbështetet në mediat sociale siç është Fejsbuku, Twitteri dhe Instagrami. Heshtja zgjedhore shkelet pikërisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa efekti nga pengesat dhe presionet mbi votuesit rritet pikërisht përmes tyre. Shfrytëzohen të gjitha mangësitë dhe mospasja e kufizimeve ligjore që të bëhet luftë politike, jashtë të gjitha normave demokratike dhe etike.
Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, e themeluar në vitin 1999, Civili angazhohet për respektimin maksimal të së drejtë për votim dhe i inkurajon qytetaret dhe qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Civili nuk zbaton fushatë, as PËR, as KUNDËR, dhe e konsideron edhe të drejtën e qytetarëve të abstenojnë, por ashpër e kundërshton gjuhën e urrejtjes, presionet dhe korrupsionin.
Civili u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin korrupsion, presione dhe kërcënime në paraqitjen onlajn në ueb faqen Zgjedhje të Lira ose në telefonat: 02 / 5209 176, 070 / 461 480.
Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit do të hapë pres qendër, të dielën më 30 shtator, që do të punojë nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë.