Ekipi për analiza dhe koordinim i CIVILit do të hapë pres qendër në hotelin City Park, të dielën, më 30 shtator, që do të punojë nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë. Pres qendra do të jetë e hapur për të gjithë gazetarët e vendit dhe të huaj gjatë ditës.
Konferenca për shtyp do të organizohen në ora 10:30, 12:30, 14:30, 18 dhe në ora 20. Menjëherë pas konferencës për shtyp në ora 20, Civili do të organizojë paneli diskutim me ekspertë nga fusha të ndryshme me: Sasho Ordanoski, Mirjana Najçevska, Aleksandar Novakovski dhe Sandra Gavrillovska. Panelin do ta udhëheqë Xhabir Deralla nga Civili.
Konferencat për shtyp dhe paneli do të transmetohen drejtpërdrejtë nga ora 12:30 e më tej.
Nga Civili japin në dijeni se pavarësisht se pres qendra do të jetë e hapur gjatë tërë ditës, jo çdo herë do të ketë mundësi të jep deklaratë, për shkak të agjendës dinamike në komponentën e analizavedhe koordinimit të 307 vëzhguesve mobilë të organizatës nëpër gjithë vendin, ndërsa nga tani janë caktuar më tepër deklarata për media të huaja dhe të vendit.
Civili u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin korrupsion, presione dhe kërcënime në paraqitjen onlajn në ueb faqen Zgjedhje të Lira ose në telefonat: 02 / 5209 176, 070 / 461 480.
Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, e themeluar në vitin 1999, Civili angazhohet për respektimin maksimal të së drejtë për votim dhe i inkurajon qytetaret dhe qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Civili nuk zbaton fushatë, as PËR, as KUNDËR, dhe e konsideron edhe të drejtën e qytetarëve të abstenojnë, por ashpër e kundërshton gjuhën e urrejtjes, presionet dhe korrupsionin.