• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Mustafa: Bisedimet Kosovë-Sërbi për ndarje tragji-komike

September 29, 2018
in BALLINA, POLITIKË, RAJON
Mustafa: Bisedimet Kosovë-Sërbi për ndarje tragji-komike
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti nga Presheva, Latif Mustafa ka publikuar disa harta me të cilat pretendon se bisedimet që zhvillohen mes Kosovës dhe Sërbisë dhe ideja për shkëmbim territoresh rrezikon të sjellë pasoja të rënda për dy vendet, dhe veçanërisht për qytetarët. Ai thotë se ideja për shkëmbim territoresh sipas pozitës gjeografike do të shkaktojë ndarje të reja dhe spastrime etnike. Në deklaratë për Drejt dhe CIVIL Media, Mustafa përmes hartave sqaron se duke u bazuar edhe në deklaratat e fundit, Lugina e Preshevës rrezikon të ndahet.

Fillimisht Mustafa thotë se Medvegja gjeografikisht nuk ka lidhje me Preshevën dhe Bujanocin dhe që në start kjo komunë ngelet jashtë kombinimit për t’iu bashkangjitur Kosovës. Një fakt tjetër në këtë drejtim është edhe zhvendosja e popullatës dhe ndryshimi demografik që është bërë viteve tjera në këtë qytet. Përveç kësaj, Mustafa thotë se autostrada (koridori 10) të cilin do ta mbajë Sërbia e ndan edhe Preshevën. Me këto skenare që përfliten aktualisht në koloaret politike dhe sipas pozitës gjeografike, analisti Latif Mustafa thotë se në Kosovë do të kalojnë një pjesë e fshatrave dhe gjysma e qytetit të Preshevës. Ndërkaq, gjysma tjetër e Preshevës dhe qyteti i Bujanocit, mbeten  në Sërbi.

“Fshati Tërnoc kalon me Kosovën, ndërsa qyteti i Bujanocit mbetet nën Serbi. Lagjet e qytetit të Preshevës dhe fshatrat e Karadakut kalojnë në Kosovë, por pjesa e punueshme dhe pjellore e Preshevës do ti takojë përsëri Serbisë, pjesa në të cilën është etnikisht, me një numër simbolik të sërbëve, por megjithatë do të mbetet. Por, nëse vjen në pyetje fakti që kufijtë duhet të jenë 4 kilometra larg autostradës, atëherë le që Presheva ngelet në Sërbi, por do të futet edhe më thellë për ca katër kilometra”, thotë Mustafa. Sipas tij, shqiptarët e mbetur në pjesën e Luginës së Preshevës që do të mbetet në Sërbi do të jenë pakicë ekstreme dhe sit ë tillë do të detyrohen të braktisin vendin dhe të zhvendosen në botën perëndimore ose në Kosovë, pasi do të humbin edhe udhëheqjen e pushtetit lokal dhe shumë kushte të tjera.  Publicisti Latif Mustava thotë se me ndarjen e re që propozohet ka shumë gjasa që kufiri të jetë edhe qesharak, pasi në ndonjë shtëpi kuzhina do të mbetet në Kosovë, kurse dhoma e ditës të mbetet në Serbi.

Arben Zeqiri

 

 

Tags: Kosovëndarje territoreshNegociataSerbi
Next Post
Pres qendra e CIVILit do të jetë e hapur 18 orë në ditën e Referendumit

Pres qendra e CIVILit do të jetë e hapur 18 orë në ditën e Referendumit

Shkelje e heshtjes zgjedhore, presione ndaj votuesit dhe gjuhë e urrejtjes

Shkelje e heshtjes zgjedhore, presione ndaj votuesit dhe gjuhë e urrejtjes

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom