Vëzhguesit e CIVIL – Qendrës për Liri shënojnë parregullsi gjatë heshtjes para referendumit. Aktivistët nga “dy palët” vazhdojnë me agjitim që qytetarët ta bojkotojnë referendumin ose të dalin në votim.
Është shënuar shqyerje e pllakateve ( material propagandues), në rajonin e fshatrave Tarincë, Radanje dhe Ballvan në komunën Karbincë.
Në më tepër raporte të vëzhguesve shënohet fushatë aktive dhe e vazhdueshme në rrjetet sociale. Shkelja e heshtjes zgjedhore në mediat sociale, si dhe gjuha e urrejtjes shënohet dhe arkivohet nga vëzhguesit dhe nga Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit.
Në mbrëmjen e djeshme deri vonë aktivistët e Bojkotoj thërrisnin për bojkotim, ndërsa disa përdornin edhe gjuhë ekstreme të urrejtjes në rrjetet sociale.
Civili u bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të paraqesin parregullsi, frikësime, korrupsion dhe e përsërit apelin deri te institucionet përkatëse të reagojnë për të gjitha paraqitjet në mënyrë përkatëse dhe sipas ligjit.
Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit ka pranuar dhjetëra thirrje nga qytetarë nga i tërë vendi, me pyetje lidhur me të drejtat e votimit, si dhe për heshtjen para referendumit.
D.M.