Me rastin e Ditës së Boshnjakëve dje në komunën e Petrovecit u mbajt Festivali Folklorik “Konjare 2018”, në të cilin morën pjesë shumë grupe folklorisitike duke u prezantuar me valle dhe këngë nga të gjithë popujt që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Në festival morën pjesë kryetari i komunës së Petrovesit, Borçe Mitevski, deputeti në Kuvendin e RM-së. Zeqir Ramçilovski, përfaqësues nga Ministria e Kulturës së RM-së, kryetari i Unionit Demokratik të Boshnjakëve, Munir Kolashinac, kryetari i Partisë Demokratike të Boshnjakëve, Salko Kuç, përfaqësues të partive politike dhe shoqatave dhe një numër i madh i boshnjakëve nga pjesë të ndryshme të vendit tonë.
Deputeti Ramçilovski në fjalimin e tij para të pranishmëve theksoi se tani më një periudhë të gjatë nuk ndjen në asnjë nevojë, që dikujt t’i sqarojë për emrin e një populli të vjetër evropian.
Në kuadër të shënimit, Shoqata DIvan, publikoi një përmbledhje poezish “Urat e miqësisë 2” të mbështetur nga Ministria e Kulturës, në të cilën më së shumti përfaqësohen autorë boshnjakë nga rajoni me çka në mënyrë simbolike urohet Dita e Boshnjakëve.
Me rastin e Ditës së Boshnjakëve, sot do të mbahet edhe tribunë “Sfidat e gjuhës boshnjake tek komuniteti boshnjak në Republikën e Maqedonisë” me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve, historianëve nga BeH-ja, Serbia dhe Maqedonia. (MIA)