“Duhet çdokush të del dhe të votoj në referendum, sepse nëse nuk e shfrytëzojmë këtë shans do të kthehemi 100 hapa mbrapa”, thotë një qytetar nga Shtipi në pyetjen e CIVIL Media – çka mendon për referendumin.
Një tjetër qytetar i Shtipit shton se referendumi duhet të ketë sukses që të munden të rinjtë lirshëm të shkojnë jashtë të mos jenë të limituar.
“Do të votoj për ardhmëri më të mirë dhe më të begatë, sepse rinia jonë iku duke pritur diçka më të mirë, tani së paku fëmijët tanë të kenë ardhmëri më të mirë”, potencoi një qytetar.
Një qytetare thotë se do të votoj në referendumin që ti shpëtojmë të rinjtë, gjegjësisht shton: “Përderisa këtu ka jetë të mirë nuk do të na ikin jashtë”.
“Unë kam 68 vite dhe jap mbështetje të plotë për referendumin që të ketë jetë më të mirë. Mua asgjë nuk më duhet të kem pension gjerman, megjithatë do të votoj për ju të rinjtë të keni ardhmëri më të mirë”, potencoi një qytetar.
Dehran Muratov
Kamerë: Arian Mehmeti
Montazh: Bunjamin Kamberi