Pllakate, fletushka, grafitë, janë pjesë e fushatës intensive të Bojkotoj në Veles. Siç informon vëzhguesi afatgjatë i Civilit, mëngjesin e sotëm para dyerve të shtëpive dhe kutive postale në hyrjet e ndërtesave, u paraqitën fletushka të ndryshme.
“Me marrëveshjen shlyhet identiteti shtetëror, nacional dhe institucional”, “Me marrëveshjen shlyhet Republika e Maqedonisë siç e njohim”, janë mesazhet që i dërgojnë nga #Bojkotoj përmes fletushkave.
Në qendrën e qytetit janë shkruar grafitë. “Bojkot”, “Kurrë e Veriut”, “VMRO është Maqedonia”.
Ekipi për analiza dhe koordinim i Civilit.