Në këtë moment me siguri skenari është se referendumi do të kalojë, ashtu duket, por nuk jam banore e IRJM-së që të di, thotë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani në intervistë për radion greke “Njuz247”.
Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s ng Athina, Bakojani tha se “Marrëveshja nga Prespa veçmë po jep rezultate”, ndërsa duke i komentuar deklaratat e fundit të Panos Kamenosit, tha se “serioziteti dhe Kamenos janë dy fjalë që vështirë shkojnë së bashku”.
“Kamenos nuk e shfrytëzoi mundësinë e vetme që iu dha kur Demokracia e Re parashtroi propozim për votim të mosbesimit të qeverisë për çështjen e Shkupit, kur në Parlament në mënyrë të hollësishme u analizua rezultati i nënshkrimit, që do ta vendos Koxias gjatë procesit në Prespë. Atë e tham qartë. Realiteti është se zotëri Kamenos është fshehur pas retorikës së tij të njohur, e mbrojti qeverinë dhe ia dha stilolapsin zotëri Koxiasit që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Prespës. Ndërsa marrëveshja nga Prespa veçmë po prodhon rezultate juridike, nuk ekziston dyshim për këtë”, tha Bakojani.