Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e akuzoi Rusinë se e pengon anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.
“Rusia tenton që ta pengojë inkuadrimin e Maqedonisë në NATO, siç është rasti edhe me Malin e Zi ku pamë edhe tentativë të dështuar për grusht shtet”, deklaroi serketari i përgjithshëm i Aleancës në fjalimin në fondacionin “Hertixh” në Uashington.
Sipas Stoltenbergut, ka shumë shembuj se Rusia përzihet në proceset politike të NATO-s dhe të vendeve partnere. (MIA)