Deralla, CIVIL: Mendoj se periudha para referendumit paraqiti shumë gjendje të shëmtuara në sipërfaqe. Ngjarje të shëmtuara të asaj që quhet vetëdije qytetare e pazhvilluar. Në punën tonë si njerëz që merren me të drejtat dhe liritë e njeriut, kjo periudhë me të vërtetë paraqet sfidë të madhe. Të mblidhen të gjitha aspektet e mundura të tendencave destruktive të cilat i imponon nacionalizmi në diskursin publik. Vlerësoj se për ta gjetur ilaçin për këtë dimension destruktiv të shoqërisë dhe veprimit politik, duhet ta dimë rrënjën për këtë. Ndërsa rrënja gjendet pikërisht në qendrat politike të fuqisë, të cilat kanë një lidhje serioze me qendrat kriminele dhe ato të biznesit në vend.
Këto, siç kishim mundësi të shohim dhe të dëshmojmë janë qendra politike të cilat angazhohen për interesin e ngushtë të një grupi të vogël njerëzish të cilët tentojnë të ikin nga përgjegjësia për veprimet kriminele, për veprimet kriminele në të kaluarën. Kjë shtë një nga gjërat.
Më tej, ky është proces i cili është shumë i indoktrinuar nga qendrat ndërkombëtare të fuqisë, të cilat e kundërshtojnë rrugën tonë drejt Evropës, rrugës drejt integrimeve euro-atlantike. Ata me të vërtetë investuan resurse të mëdha që ta ndërpresin këtë përparim tonin të jashtëzakonshëm. Për herë të parë në këto tre dekada kemi një kërcim të shpejtë dhe cilësor në këtë nivel në këtë sferë.
Ilaçi është të kërkohet nga partitë politike qartë dhe zëshëm, me vendosmëri, të ndalen me kalkulime rreth pikave politike. Rreth asaj se si do të arrijnë ta shantazhojnë kryeministrin ose dike tjetër që është në pozitë të jep ndonjë përfitim.
Ky është momenti kur edhe institucionet edhe ata që e krijojnë atmosferën e përgjithshme, mes tjerash edhe ata që e krijojnë opinionin publik, duhet shumë qartë, me shumë vendosmëri, pa mëdyshje dhe kalkulime, pa kërkim të përfitimeve, kryesisht financiare, të kërkojnë nga partitë politike njëherë të deklarohen qartë dhe zëshëm dhe të veprojnë sipas asaj që e deklarojnë. Qoftë edhe ndonjë pozitë retrograde ose e kundërt me atë që quhet mejnstrim, ose, një tendencë të shkohet para, të hapërohet drejt integrimeve euro-atlantike. Duhet të kërkojmë, dhe jo t’i kushtëzojmë, si opinion, si organizata joqeveritare, si qytetare dhe qytetarë. T’i kushtëzojmë se nëse sillen si kalkulantë dhe shkatërrues të këtij procesi, ata nuk do ta fitojnë besimin në ndonjë proces të ardhshëm zgjedhor.
Ata gjithashtu duhet të ekspozohen dhe njëherë përgjithmonë të kuptohet se ajo të cilën ata e quajnë politikë, në fakt është kushtëzim. Tregti rreth pozitave nëpër institucione, rreth tenderëve, rreth amnistive, ose beneficioneve tjera të cilat nuk kanë fare lidhje me jetën e qytetareve dhe qytetarëve. Nuk kanë fare lidhje me proceset që zhvillohen në momentin, Këto janë proceset e anëtarësimit në NATO dhe pastaj pranimin e negociatave paraprake për integrim në NATO.
Maja Ivanovska
Kamera dhe fotografia: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti