“Për neve si organizatë, me të vërtetë ishte me rëndësi që qytetaret dhe qytetarët, me të vërtetë e dinë dallimin ndërmjet patriotizmit dhe nacionalizmit. Ata shumë mirë e dinë çka donë të thotë shteti personal, por e dinë shumë mirë dhe cilat janë pasojat nën arsyetimin e dashurisë ndaj shtetit të urrehen bashkësi të caktuara”, deklaroi Xhabiri Deralla nga CIVILi në panel diskutimin “Patriotizëm – po, nacionalizëm – jo”.
Deralla në fillim iu falënderua të gjithë pjesëmarrësve, kolumnistëve dhe atyre që u pajtuan në video intervistë, për bashkëpunimin e tyre në projektin e njejtë, qëllimi i të cilit ishte të hartohen qëndrimet dhe mendimet e kësaj teme, ndërsa pikërisht ata si krijues të mendimit publik dhanë kontribut të vetin në zbulimin e dallimeve dhe relacioneve ndërmjet patriotizmit dhe nacionalizmit.
“Organizata jonë, qartë, zëshëm dhe pa dyshim tregon se nacionalizmi është mjet me të cilin shërbehen elementet destruktive në Republikën e Maqedonisë. Ata e pengojnë procesin demokratik. Vërejtje serioze e jona është drejtuar deri te institucionet. Ata thjeshtë nuk dinë ose nuk dëshirojnë ose kanë prioritete tjera, dhe nuk dëshirojnë të ballafaqohen me problemet e mëdha që nacionalizmi, gjuha e urrejtjes, lajmet e rrejshme, thirrjet për dhunë i shkaktojnë në shtet, potencoi Deralla.
Në fund, ai nëpërmjet shembujve theksoi se rezistenca ndaj nacionalizmit, duke treguar në kufirin e qartë të iracionalitetit të tij, nëpërmjet zbulimit kreativ të gjuhës së urrejtjes si element bashkëngjitës.
“Në Bosnjën pas luftës, 1995, pyes njeri, shkurtimisht të më shpjegoj për çka ishte kjo luftë, çfarë paraqiste, dhe ai mu përgjigj: ‘Znash’ bollan, ovo ti je bio rat rokenrolla protiv narodne muzike’ (E dinë, mik, kjo të ishte luftë rokënroli kundër muzikës popullore). Shpresoj se rokënroli do të fitoj”, mbaroi Deralla.
Biljana Jordanovska
Kamerë: Dehran Muratov
Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.