Agjencia “Standard and Poor’s” bëri të ditur se e konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë BB-B, me reflektim të qëndrueshëm.
Sipas raportit, siç informon Ministria e Financave, pasiguria politike është ulur me përforcimin e shumicës parlamentare, që do të duhej ta lehtësojë implementimin e reformave.
Raporti vlerëson se është bërë progres në disa prioritete, duke e theksuar përmirësimin e transparencës fiskale. Gjithashtu, vërehet progresi në zgjidhjen e kontestit me Greqinë rreth emrit. Në këtë rast, “Standard and Poor’s” vlerëson se ekziston pasiguri rreth referendumit dhe procedurës së mëtejshme kuvendore, është se mossuksesi eventual do të mund të rezultojë me krizë të re politike në Maqedoni. Nga ana tjetër, zgjidhja me sukses e problemit me emrin do ta hapte rrugën për negociata për anëtarësim në BE dhe në NATO. Kjo do të kishte përfitime ekonomike afatgjata si rezultat i implementimit të reformave gjatë negociatave, si dhe përfitime nga besimi i përmirësuar i investuesve dhe hyrjet e investimeve të huaja.
Sipas raportit, pas stagnimit në vitin 2017, është vërejtur rritje e përforcuar ekonomike prej 3,1 për qind në tremujorin e dytë edhe krahas rënies së investimeve, që tregon në performanca të fuqishme në pjesën tjetër të ekonomisë. Pritet se rritja në afat të mesëm do të arrijë rreth 3 për qind, gjatë kontributit pozitiv të investimeve publike dhe private si reflektim i përmirësimit të stabilizimit politik, ndërsa pritet se deficiti buxhetor në vitin 2018 do të jetë në linjë me targetin e Qeverisë prej 2,7 për qind.
“Standard and Poor’s” e vlerëson borxhin publik të Maqedonisë si mesatar në kontekst global. Në këtë rast, pas një periudhe të gjatë të rritjes në të kaluarën, vlerësohet se në periudhën e ardhshme borxhi gradualisht do të stabilizohet, dhe do të arrijë 48,8 për qind në vitin 2021. (MIA)