Bordi i drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore sot e miratoi borxh në vlerë prej 33,4 milionë dollarë të dedikuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit për mbrojtje sociale dhe arsim dhe kujdes të hershëm të fëmijëve në Maqedoni.
Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale do të fokusohet në zgjidhjen e sfidave lidhur me përjashtimin social të grupeve të cenushme, si dhe cilësinë e dobët dhe fragmentimin e shërbimeve sociale dhe arsimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve.
“Projekti do ta rrit përfshirjen sociale të personave të cenushëm në vend, përmes sistemit të dërgesës mirë të targetuar dhe të zgjeruar të shërbimeve sociale”, thotë Marko Mantovaneli, drejtor i zyrës së Bankës Botërore.
Në mënyrë shtesë, përmes investimit në arsimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve, Maqedonia investon në ardhmërinë e saj. projekti do ta përmirësojë gatishmërinë për shkollë, që është kyçe për zhvillimin e aftësive jetësore dhe për përforcimin e konkurrencës së ekonomisë në afat të gjatë, theksohet në kumtesën e Bankës Botërore.
Projekti do të ketë qasje gjithëpërfshirëse dhe përfshin zgjerimin e shërbimeve sociale dhe shërbimeve për arsim dhe kujdes të hershëm të fëmijëve, përmirësim të qasjes deri tek shërbimet, si dhe përmirësim të cilësisë së dërgesës së shërbimeve lidhur me mbrojtjen sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve. Gjithashtu, pritet që projekti t’i përmirësojë standardet për cilësi, në kohë dhe sasi të shërbimeve të sigurisë. Kjo qasje e kombinuar do ta përmirësojë integrimin dhe përfshirjen e popullatës së cenueshme.
Shfrytëzuesit direkt të projektit, siç sqarohet, janë shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe grupet tjera të cenueshme të të rriturve dhe fëmijëve të cilët kanë të drejtë të shërbimit social, si dhe personelit administrativ në qeveri dhe komuna dhe subjekte tjera të përfshira në sigurimin e shërbimeve.
Projekti do të mbështesë arsim cilësor të hershëm të fëmijëve nga mosha parashkollore (3-6 vjet) dhe familjet e tyre dhe do të ndihmojë në tranzicionin ndaj arsimit fillor, me fokus të fëmijëve nga grupet e cenueshme dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, të gjithë fëmijët të moshës prej 0 deri në 6 vjet nga tërë vendi pritet të kenë dobi nga udhëheqësia e përmirësuar dhe kujdesi në shtëpinë e fëmijëve. Mësimdhënësit dhe personeli, si dhe personeli nga institucionet për shërbime sociale dhe institucionet parashkollore do të kenë dobi nga procedurat më të thjeshta dhe më efikase administrative dhe hapësirat e reja ose të rinovuara të punës.
Banka Botërore kumtoi se projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale do të implementohet në periudhën prej pesë viteve. Institucioni kryesor përgjegjës për implementimin e projektit do të jetë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si prijës i dimensionit cilësor të komponentës për arsim dhe kujdes të hershëm të fëmijëve dhe natyrisht Ministrinë e Financave. (MIA)