Deralla, CIVIL: Interesante është që në diskursin publik u zhvillua kjo debatë dhe bëhet dallim ndërmjet asaj çka donë të thotë nacionalizëm, ndërsa çka patriotizëm. Unë në këtë rast dëshiroj ta citoj titullin e kolumnës së Zllate Llozanovskit, e shkruar për platformën tonë – CIVIL Media, në të cilën ai thotë: “Patrioti e mbron shtetin, ndërsa nacionalisti mbrohet me te!”.
Këtu mund të vërehet se në të vërtetë patrioti është ai i cili e donë shtetin e vet, e donë shoqërinë në të cilën jeton, në të cilën mundohet të kontribuoj. Përderisa nacionalisti është ai i cili urren.
Kuptohet, patriotizmi mund shumë të ndihmoj pikërisht në këtë periudhë, që të kuptohen nevojat e kësaj shoqërie, në të cilën ardhmërinë për gjeneratat që vijnë duhet ta përgatitim tani. Të jemi solidar me nevojat e gjeneratave pas neve që të mos jetë turp atë që ne tani e bëjmë. Për atë mendoj se ata të cilët mendojnë se patriotizmi dhe nacionalizmi janë një gjë e njejtë, duhet pak më thellë të shikojnë në thelbin e gjërave dhe do të shohin se nacionalizmi është destruktiv që në fund e han veten. Ajo është diçka që nuk i jep cilësi jetesës, por vetëm e shkatërron. Nacionalizmi nuk lejon ekzistim të shprehjes individuale. Nuk lejon ekzistim të qëndrimit personal. Ajo është më tepër zhvillim i një psikologjie të turmës, fisit, e cila gjithmonë është e gabueshme. E cila gjithmonë tërheq dhunë ose krijon potencial për dhunë.
Maja Ivanovska, Arian Mehmeti
Kamerë dhe fotografi: Atanas Petrovski
Montazh: Arian Mehmeti
Video-qëndrim i CIVILit është përmbajtje që publikohet çdo ditë dhe referohet gjendjeve aktuale shoqërore.
Kushte për përdorim, të drejta autoriale dhe mbrojtje të privatësisë
Marrja e përmbajtjeve nën kushte të ndryshme nga të theksuarat NUK LEJOHET, përveç me leje të shkruar nga CIVILi.
Lëndimi i të drejtave autoriale është e ndaluar me ligj.
Teksti është pjesë nga projekti “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” që e zbaton CIVILi me mbështetje nga Civika mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e CIVILit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të llogaritet se i reflekton pikëpamjet e Civika mobilitas, Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatorëve që e zbatojnë.