Kryetari i partisë politike Aleanca për Shqiptarët, Zijadin Sela në Gostivar bëri thirrje për dalje masive dhe mbështetje të referendumit të ardhshëm. Ai në tubimin në amfiteatrin në parkun e qytetit para bashkëpartiakëve dhe simpatizantëve foli për nevojën të cilën e quajti të natyrshme, shqiptarët nga Maqedonia të jenë në NATO dhe BE.
“Të dalim më 30 shtator masivisht dhe t’i mobilizojmë edhe të tjerët. Kështu do t’i dorëzojmë mirënjohje NATO-s të cilët ishin me ne kur mbijetesa e shqiptarëve në këto hapësira ishte e rrezikuar. Të votojmë ‘pro’ dhe t’i bëjmë shtëpitë dhe ardhmëritë tona më të sigurta”, tha Sela.
Në tubim fjalim mbajti edhe sekretari i përgjithshëm i partisë dhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari duke sqaruar gjendjen në nivel lokal tha se megjithatë 90 për qind e shqiptarëve janë për NATO dhe BE. (MIA)