Ministri për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë në suaza të së cilës do të takohet me nikoqirin e tij të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov. Bushati do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferin dhe me zëvendëskryeministrin për ‘Çështje Evropiane Bujar Osmanin.
Siç kumtoi MPJ, në takimin e shefit të diplomacisë së Maqedonisë Dimitrov me Bushatin pritet të bisedohet për çështje shumë të rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe midis të dyja vendeve, si dhe për perspektivën e bashkëpunimit të mëtejshëm në fusha me interes të përbashkët, përfshirë ekonominë, shkëmbimin tregtar dhe ndërlidhjen.
Bashkëbiseduesit do të shkëmbejnë mendime edhe për gjendjen në rajon dhe perspektivat e integrimit të tij në strukturat evropiane dhe euroatlantike, pas çfarë është paraparë konferencë e përbashkët për shtyp të Dimitrovit dhe Bushatit.
Siç paralajmëruan nga SÇE, deklarata për media janë paraparë edhe pas takimit me zëvendëskryeministrin Osmani me ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Bushati. (MIA)