Më 30 shtator do të dal në referendum dhe do të votoj PËR! Do të votoj PËR, jo sepse mendoj se Marrëveshja e Prespës është fitore dhe sukses i madh, por sepse konsideroj se është domosdoshmëri nga e cila në situatën e dhënë nuk ka ikje, thotë në deklaratën me shkrim për opinionin ishpresidenti i Republikës së Maqedonisë, Branko Cërvenkovski.
“Do të votoj PËR, jo sepse mendoj që zbatimi i saj nuk do të shkaktojë pasoja negative, por sepse pasojat negative nga dështimi i tij do të jenë me përmasa më të mëdha.
Është normale që tek secili njeri i matur dhe prëgjegjës, kur bëhet fjalë për një çështje të rëndësishme të këtillë ekzistojnë dilema. Këtyre ditëve shumë më pyetnin nëse unë do të kisha nënshkruar marrëveshje të tillë. Përgjigja ime është se në këtë moment kjo është absolutisht e parëndësishme.
Nënshkrimi është vënë dhe pas atij akti nuk ka kthim prapa. As në të ardhmen kjo apo ndonjë qeveri tjetër greke do të heqë dorë nga pozicionet e fituara me këtë marrëveshje, as komuniteti ndërkombëtar (së paku ajo pjesë drejt shoqërisë së të cilëve synojmë) do të ketë mirëkuptim për joseriozitetin tonë të tillë dhe moszbatimin e obligimeve të ndërmarra.
Ekzistojnë shumë arsye përse jam thellë i bindur se integrimet euro-atlantike janë obsioni i vetëm i mirë për të ardhmen tonë. Shumica e tyre janë shpesh janë përsëritur dhe sqaruar në opinion.
Me këtë rast do të përmend vetëm dy prej tyre, të cilat, sipas meje, nuk janë elaboruar mirë:
1. Për fat të keq, në këto 27 vite ne treguam se nuk kemi kapacitet tonë për të zbatuar reforma cilësore në shoqëri pa presion serioz dhe monitorim nga jashtë. Dhe prandaj ndjej edhe përgjegjësi të madhe personale. Me fjalë të tjera, nëse dëshirojmë shtet të rregulluar dhe tëp rregullt, procesi i integrimit tonë në NATO dhe para së gjithash në BE dhe përmbushja e normave dhe standardeve të dhëna nëpër atë proces është, nëse jo garancë e plotë atëherë sigurisht mundësi e jonë më e mirë dhe mundësi për realizim të atij qëllimi.
2. Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë çelës për stabilitet dhe parakusht për gjithçka tjetër në Republikën e Maqedonisë. Integrimet euro-atlantike, përkundër sukseseve në këtë plan që i bëjnë dhe do t’i bëjnë fqinjëpt tanë, më herët apo më vonë do të paraqesë rrezik potencial për stabilitetin tonë të brendshëm. Ai rrezik duhet m kohë ta eliminojmë.
E di se keni shumë arsye për pakënaqësi nga funksionimi i pushtetit aktual. E di se keni akoma më shumë arsye për pakënaqësi nga funksionimi i të gjitha pushteteve të deritanishme.
Por raporti ndaj politikanëve dhe partive politike shprehet në gzjedhje.
Më 30 shtator është diçka tërësisht tjetër. Në këtë referendum do të vendoset, jo kush do të sundojë, por cilën rrugë drejt së ardhmes si shtet do ta zgjedhim.
Më 30 shtator, edhe përkundër të gjitha dilemave të mia të vështira të brendshme do ta dëgjoj mendjen time dhe do të votoj PËR!, qëndron në deklaratën me shkrim të ish-presidentit Branko Cërvenkovski. (MIA)