• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shkupi do të nominohet për Kryeqytet Evropian të kulturës në vitin 2028

September 12, 2018
in BALLINA, LAJME
Shkupi do të nominohet për Kryeqytet Evropian të kulturës në vitin 2028
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Shkupit do të nominohet për titullin Kryeqyteti Evropian i kulturës në vitin 2028.

Nominimin për këtë titull prestigjioz të Komisionit Evropian sot në pres-konferencë e paralajmëruan kryetari i Shkupit Petre Shilegov, koordinatori kombëtar për kulturë Robert Allagjozovski dhe drejtori i Sallës Universale Filip Avramovski.

Kryetari Shilegov, tha se të gjitha aktivitetet në qytet, siç është rinovimi i Sallës Universale, do të drejtohen drejt synimit që Shkupi në vitin 2028 të jetë Kryeqytet Evropian i Kulturës.

“Ky titull për qytetin tonë do të nënkuptojë numër më të madh të vizitorëve dhe aktivitet të rritur ekonomik në qytet. Viti 2028 do të vijë dhe do të kalojë shpejt, por atë që qyteti do ta fitojë si trashëgimi nga e gjithë kjo do të zgjasë me dekada edhe më tutje. Besoj se Shkupi do të renditet në rendin e Liverpulit, Dublinit, Amsterdamit, Madridit, Stambollit, Kopenhagës … gati se nuk ka asnjë qytet në Evropë që nuk ka qenë kandidat për këtë status prestigjioz”, tha Shilegov.

Theksoi se procesi në sipërfaqe do të nxjerrë deri më tani segmente të margjinalizuara të kulturës, shumë vende të cilat janë kulte në mënyrën e vet dhe e kishin shfaqur shumëllojshmërinë dhe individualitetin e njerëzve të kthehen në fokusin e jetës kulturore të qytetit dhe do të duhet të tejkalohen stereotipet dhe ndarjet ekzistuese.

Koordinatori strategjik i procesit, Robert Allagjozovski, tha se programi është i ndërlikuar dhe kërkon tre deri në katër vite për përgatitjen e aplikacionit, procesi i seleksionimit zgjat dy vite, ndërsa vendimi për titullin sillet katër vite para fillimit të manifestimit.

“Po fillojmë me kohë. Në nëntor draftin e parë të planit do ta përfaqësojmë dhe debatojmë, duke hapur hapësirë të gjerë për përfshirjen e të gjitha ideve dhe propozimeve të cilat do të vinë nga opinioni”, tha Allagjozovski.

Theksoi se Shkupi duhet të përjetojë transformim, të fitojë edhe më shumë institucione kulturore, ta përforcojë skenën e pavarur kulturore dhe organizatat qeveritare dhe të arrijë përfshirje më të madhe të të gjithë qytetarëve.

“Ajo për të cilën gjithsesi planifikojmë t’i referohemi, viti 2028 do të jetë edhe 65-vjetori i tërmetit, është solidariteti, internacionaliteti   të cilin Shkupi e fitoi pas traumës këtë herë qëllimi ynë është që të arrijmë internacionalizëm të përbashkët të Shkupit, përmes një procesi të ndërtimit kulturor të qytetit”, deklaroi Allagjozovski. (MIA)

Tags: EvropiankulturesNominimShkupi
Next Post
Një greke është munduar nga Maqedonia në Greqi ta nxjerrë foshnjën e saj të fshehur në valixhe

Një greke është munduar nga Maqedonia në Greqi ta nxjerrë foshnjën e saj të fshehur në valixhe

Cërvenkovski: Më 30 shtator do të dal në referendum dhe do të votoj PËR

Cërvenkovski: Më 30 shtator do të dal në referendum dhe do të votoj PËR

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom