Referendumi i ardhshëm në të cilin qytetarët do të prononcohen nëse janë për hyrje në BE dhe në NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë është kyç për të ardhmen e Maqedonisë, vlerëson profesori Daniel Server nga Universiteti Xhon Hopkins.
Në një deklaratë për MIA-n nga Uashingtoni, ai tha se me suksesin në referendum ndryshon emri zyrtar i shtetit, por se maqedonasit edhe më tej do të quhen maqedonas ndërsa vendi i tyre – Maqedonia.
“Ai e hap derën për hyrje të shpejtë në NATO dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo është mundësia e vetme e madhe që vendi e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë”, tregoi Server, analist politikan dhe njohës i situatave në Ballkan.
Sipas tij, referendumi i pasuksesshëm është dështim i Marrëveshjes me Greqinë dhe destabilizimin, pasi kjo do të thotë proces i ngujuar për anëtarësim në NATO dhe BE dhe krijimin e tensioneve ndëretnike në Maqedoni.
Ai konfirmoi se referendumi i suksesshëm është shans historik për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vitin e ardhshëm – aleanca ushtarake e premtoi këtë.
Tregoi edhe se Maqedonia do të ketë dobi të madhe me hyrjen në NATO.
“Është duke u krijuar besim më i madh në institucionet e shtetit, pasi ata do të mbrohen jo vetëm nga armata e vogël dhe policia në vend por edhe nga aleanca ushtarake. Anëtarësimi në NATO do t’i zvogëlojë tensionet ndëretnike në dobi edhe të maqedonasve dhe të shqiptarëve por edhe do ta mbrojë vendin prej involvimit të Rusisë”, theksoi Server.
Gjithashtu, tregoi edhe se anëtarësimi në NATO, Maqedonisë do t’i mundësojë pjesëmarrje akoma më të madhe në proceset ndërkombëtare për sigurimin e paqes dhe stabilitetit përmes pranisë së përforcuar në stërvitjet ndërkombëtare, manovrave dhe misioneve.
“Kjo është mundësi e cila nuk duhet humbur. Marrëveshje e Prespës është zgjidhje e mirë për Maqedoninë”, porositi Server për MIA.