Mbi 15,3 miliardë denarë apo 250 milionë euro janë injektuar në ekonomi bashkë me gushtin, përmes kthimit të rregullt dhe joselektiv të TVSH-së ndaj firmave, deklaroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski pas përfundimit të seancës së sotme të Komitetit për stabilitet financiar në të cilin mori pjesë edhe guvernatorja e BPRM-së, Anita Angelovska Bezhoska.
Në gusht është bërë kthimi më i madh i TVSH-së në bazë mujore në pesë vitet e fundit prej 2,7 miliardë denarë apo rreth 44 milionë euro.
“Përmes kthesës në kohë dhe joselektive të TVSH-së po përmirësohet likuiditeti i firmave dhe stimulohen investimet. Vetëm në gusht kemi kthesë prej 2,7 miliardë denarësh, që është shumë rekorde në pesë vitet e fundit. Mbi 15,3 miliardë denarë apo 250 milionë euro janë injektuar në ekonomi nga fillimi i këtij viti, vetëm në bazë të kthesës të TVSH-së”, tha Tevdovski. (MIA)