• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Nikolla Todorov dëshmon për dhunën e 27 prillit në Kuvend

September 7, 2018
in BALLINA, LAJME
Nikolla Todorov dëshmon për dhunën e 27 prillit në Kuvend
Share on FacebookShare on Twitter

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit, Nikolla Todorov filloi seanca e sotme në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancën e sotme gjyqësore janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend dhe mbrojtësit e tyre. Në fillim të gjykimit të pranishëm ishin dëshmitarët Nikolla Todorov, Vesel Memedi dhe Oliver Spasovski, ndërsa kryetarja e këshillit gjykues, gjykatësja Dobrilla Kacarska, tha se dëshmitari Zoran Zaev e ka njoftuar Gjykatën se nuk mund të marrë pjesë në fillim për shkak të takimit me kancelarin austriak Kurc, ndërsa më pas do të vijë në gjykatë të dëshmojë.

Më pas në gjykim erdhi edhe Zaev të cilit Kacarska i tha se dëshmitë do të zgjasin më shumë para se të vijë ai në radhë dhe se mund të vendosë nëse do të presë në Gjykatë ose për shkak të funksionit që e ka të thirret një orë para se të duhet të dëshmojë.

Në seancën e djeshme dëshmuan Muhamed Zeqiri dhe Petre Shilegov, ndërsa paraprakisht dëshmi dhanë edhe Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilia Nikollovski.

Të akuzuarit në këtë rast për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)

Tags: 27 prilligjykime
Next Post
24 maji ditë jopune në Maqedoni

Qeveria e RM i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar

Numri i të papunësuarve në Maqedoni është zvogëluar për 6,2%

Numri i të papunësuarve në Maqedoni është zvogëluar për 6,2%

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom