Recetë për jetë më të mirë në Republikën e Maqedonisë është të bëhemi anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, porositi mbrëmë para qytetarëve të Çairit ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Edhe pse Maqedonia, tha ajo, është vend me dy milionë banorë i cili duhet të mbështetet në institucionet e veta, anëtarësimi në NATO do të thotë se nëse ka sulm ndaj nesh, ai do të thotë sulm ndaj 29-të shteteve më të fuqishme në botë.
Ministrja përkujtoi se këtyre ditëve vijnë burrështetas të mëdhenj në Maqedoni që sipas saj paraqet mirënjohje për drejtimin në të cilin po lëviz shteti ynë.
“Bota me të vërtetë tani është duke e parë Maqedonisë si shpresë e re dhe shembull të ri pozitiv në Ballkan. Por secili prej tyre e përsërit fjalinë, se BE dhe NATO i hapën duart dhe dyert, por vendimi, nëse do ta tejkalojmë pragun është i yni dhe nëse do ta shfrytëzojmë shansin është e jona. Kurc, Merkel dhe Stoltenberg nuk vendosin më 30 shtator, por atëherë vendos secili prej nesh. Ne jemi të bindur se shumica e qytetarëve të Maqedonisë dëshiron që ky shtet një herë e përgjithmonë të stabilizohet dhe të shkojë përpara përmes anëtarësimit në NATO dhe BE”, tha Shekerinska.
Duke e komentuar përmbajtjen e opozitës në pronocimin nëse do të dalë në Referendum, ministrja Shekerinska tha se me VMRO-DPMNE-në lidhur me pyetjen nëse Maqedonia dëshiron të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s deri më tani nuk kanë pasur dilema.
“Dëgjoj se edhe tek ta ka konfrontime të mëdha rreth vendimit të tanishëm të heshtin. Kur hesht në politikë, praktikisht t’i heq dorë nga ajo të ndikosh për të ardhmen. Për fat të keq udhëheqësia e opozitës kur në njërën anë në peshore i vendosi interesat e shtetit, ndërsa në anën tjetër interesat e disave të cilët janë fajtorë për krimin, e zgjodhi të dytën. Më të rëndësishëm për ta janë pesë-dhjetë-pesëmbëdhjetë persona të cilët e keqpërdorën besimin tonë sesa shtetin. Në të gjitha negociatat ata kërkuan amnisti dhe nuk ishte kjo amnisti për 27 prillin, as nuk i përmendën, i shfrytëzuan dhe i hodhën. Amnistia e vetme është për pesë-gjashtë njerëzit e parë, të tjerët i hodhën në ujë””, tha Shekerinska.
Shekerinska ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin “PËR” Maqedoninë evropiane në referendumin e 30 shtatorit. (MIA)