• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Stoltenberg: Ne ju presim, e juaja është të vendosni nëse do të jeni anëtarja e 30-të e NATO-s

September 6, 2018
in BALLINA, LAJME
Stoltenberg: Ne ju presim, e juaja është të vendosni nëse do të jeni anëtarja e 30-të e NATO-s
Share on FacebookShare on Twitter

E vlerësoj partneritetin me vendin tuaj. Për disa javë do të keni referendum në të cilin do të vendosni nëse do t’i bashkoheni bashkësisë ndërkombëtare. U mbetet qytetarëve të vendosin, ne jemi të gatshëm t’ju presim si anëtarja e 30-të e Aleancës, deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas stërvitjes demonstruese të Regjimentit të operacioneve speciale në kazermën në “Ilinden”.

Përkujtoi se në korrik të gjitha 29 aleatet janë pajtuar ta pranojnë Maqedoninë si anëtarja e 30-të e Aleancës.

“Ne jemi të përkushtuar dhe angazhohemi, por edhe ju duhet ta implementoni marrëveshjen për emrin që t mund të fillojnë negociatat qasëse. Kur i shoh ushtarët pas meje, qartë është se do të jetë përfitim i madh edhe për vendin e juaj edhe për NATO-n nëse anëtarësoheni”, tha Stoltenberg.

Ai deklaroi se stërvitjet që i ka parë në kazermën “Ilinden” tregojnë se vendi ka ushtarë të stërvitur mirë të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në operacione të vështira.

“Pjesëtarët e armatës së vendit tuaj marrin pjesë në misionet e kryesuara prej NATO-s në Afganistan dhe në Irak dhe në vende të tjera, që tregon se keni armatë e cila është e aftë të kontribuojë në sigurinë ndërkombëtare”, tha Stoltenberg.

Ai ka shprehur falënderim për kontributin e vendit në NATO dhe për kontributin në misionin e NATO-s në Afganistan.

“Me stërvitjet ku merrni pjesë së bashku me pjesëtarët e NATO-s po ashtu punoni në rritjen e gatishmërinë dhe plotësimin e NATO standardeve.

Shekerinska nga ana e saj theksoi se deri më tani 4.000 pjesëtarë të ARM-së kanë marrë pjesë në misione të ndryshme të NATO-s viteve të kaluara.

“Për ne ky është partneritet në të cilin mund të mbështetemi, kur na duhej ndihma NATO ishte këtu për ne”, tha Shekerinska.

Theksoi se çdo pjesëtar i ARM-së i cili periudhën e kaluar mori pjesë në misione të ndryshme, ishte një argument më shumë në dobi të anëtarësimit tonë në NATO.

“Dua t’ua shpreh mirënjohjen time të gjithë pjesëtarëve të ARM-së, ata ishin diplomati i vazhdueshëm i qetë i anëtarësimit tonë në NATO”, shtoi ministrja e Mbrojtjes. (MIA)

Tags: Shkupstoltenberg
Next Post
Dalja në referendum është obligim, ndërkaq qëndrimi në shtëpi papërgjegjësi para shtetit

Dalja në referendum është obligim, ndërkaq qëndrimi në shtëpi papërgjegjësi para shtetit

VMRO-DPMNE në negociata kërkoi amnisti për njerëzit e parë, por jo edhe për ata të 27 prillit

VMRO-DPMNE në negociata kërkoi amnisti për njerëzit e parë, por jo edhe për ata të 27 prillit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom