Autobusët e NQP-së Shkup dhe autobusët privatë të shtunën më 8 Shtator-Ditën e Pavarësisë do të qarkullojnë sipas orarit të qarkullimit për ditën e diel.
Për shkak të festës shtetërore, informojnë nga NQP, do të punojnë vetëm tre pika për shitjen e biletave të autobusit.
“Me orar pune kujdestarie nga ora 7 deri në orën 19 do të punojnë pikat e shitjes së biletave në Tregun e Gjelbër (Zelen Pazar) dhe në Qendrën Transportuese, ndërsa nga ora 7 deri në orën 13 do të punojë pika e shitjes së biletave në Gjorçe Petrov”, njoftoi NQP. (MIA)