• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev: Targeti ynë është njëqind mijë denarë pagë për specialistët

September 5, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev reagon për vdekjen e 21-vjeçarit: Gjuha e urrejtjes e dëmton vendin
Share on FacebookShare on Twitter

Me rritjen e krye-gjësë për përllogaritje të pagës prej pesë për qind, së bashku me kujdestaritë specialistët do të marrin 52.000-53.000 denarë, ndërsa targeti ynë është 100.000 denarë. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se këto janë mjete të mëdha, ose 22-23 milionë denarë.

“Besoj se këtë target do ta arrijmë. Në fakt jam i bindur se do ta arrijmë. Dëshira ime është që nga 1 janari të arrihet. Nëse arrijmë këtë ta realizojmë do të isha shumë i gëzuar, nëse jo në pajtueshmëri të performancave dhe të hollave të cilat i kemi në dispozicion në buxhet, e bëjmë hapin e parë me siguri deri në 80.000 denarë dhe menjëherë në gjysmëvjetorin e dytë të arrijmë deri në 100.000 denarë”, theksoi Zaev.

Sipas tij, kjo do të thotë që më shumë specialistë të qëndrojnë në shtet, të mos largohen.

“Bëjmë gjithçka, punojmë në ato problematike se si t’i sjellim vendimet, ndërsa vendimet janë në shtator, për shkak të asaj se po përgatitet buxheti për vitin 2019 dhe menjëherë do t’i kumtojmë përmes mediave deri tek qytetarët”, tha Zaev.

Potencoi se në vijim janë negociatat dhe të gjithë ato performanca të cilat do të thonë kursime serioze në buxhet dëshirojnë t’i ri-alokojnë,  të motivojnë para së gjithash shëndetësinë publike, por edhe kategoritë më të rrezikuara në shtet.

“Flasim për mbrojtjen sociale, të punësuarit nëpër qendrat për punë sociale dhe për personat profesional nëpër qendrat për kujdes për persona me nevoja të posaçme”, shtoi Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për konfirmim të pagës më të ulët për shkallë më të ulët të kompleksitetit dhe për mënyrën e përllogaritjes dhe pagesës së pagave në veprimtarinë shëndetësore nga ana e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryetarit të Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfillovski. (MIA)

Next Post
Shpërndahen 760 nëpunës administrativë sipas Marrëveshjes së Ohrit, mbeten edhe 700

Shpërndahen 760 nëpunës administrativë sipas Marrëveshjes së Ohrit, mbeten edhe 700

Shtatëdhjetë milionë euro nga Banka Botërore për projektet e kapitalit në infrastrukturën rrugore

Shtatëdhjetë milionë euro nga Banka Botërore për projektet e kapitalit në infrastrukturën rrugore

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom