Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot realizoi takim me Kristian Helbah, koordinator special për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në MPJ-në gjermane, në të cilën është afirmuar përcaktimi strategjik i VMRO-DPMNE-së për integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Lidhur me marrëveshjen me Greqinë, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar i VMRO-DPMNE-së, Mickovski në takim potencoi se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së mbetet në kuadër të tashmë vërejtjeve të thëna dhe se partia nuk mund ta mbështesë të njëjtin.
Në takim janë theksuar edhe marrëdhëniet fuqimisht të zhvilluara dypalëshe mes Gjermanisë dhe Maqedonisë, si dhe nevoja e sendërtimit të mëtutjeshëm të të njëjtave. (MIA)