Takim pune midis odave ekonomike dhe përfaqësuesve të komuniteteve të biznesit nga Maqedonia dhe Kosova në drejtim të nxitjes dhe rritjes së bashkëpunimit bilateral midis dy vendeve sot organizojnë kryetarët e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës, Branko Azeski dhe Berat Rukiçi.
Në takimin e punës, që do të mbahet në afërsi të fshatit kosovar Doganaj në daljen tashmë të pjesës së përfunduar të autostradës, parashikohet që të diskutohet për mundësinë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në pjesën e infrastrukturës, mundësisë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, nxitjen e investimeve midis dy vendeve dhe aktiviteteve të ardhshme në kuadër të Forumit Investues të Odave (FIO). (MIA)