Punojmë me përkushtim që të sigurojmë të ardhme të qëndrueshme dhe të parashikueshme të kombinatit, theksoi nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Koço Angjushev, në fjalimin e tij drejtuar të punësuarve të REK Bitola, me rastin e Ditës së minatorëve.
Në tubimin festiv që sot u mbajt në minierën Suvodoll, Angjushev publikisht e konfirmoi mbështetjen qeveritare për planet investuese të kombinatit, të cilat, siç tha, janë segment i rëndësishëm për stabilitet të sistemit elektroenergjetik në Republikëpn e Maqedonisë.
“Duhet ta përmirësojmë gjendjen. Kjo nënkupton të pasurit plan, ndërsa kur në energjetikë flitet për plan, kjo do të thotë të kihet plan për 10 vitet në vijim dhe plan preciz me dinamika mujore për pesë vite. Duhet të përmirësohet gjendja në mihjen Brod-Gneotino në mënyrë që të fitohen mihjet e parashikueshme të thëngjillit, dhe pa alternativë duhet të mendohet në hapjen e mihjes Zhivojno. Vetëm në atë mënyrë do të sigurohet punë e vazhdueshme e REK Bitola e cila është e domosdoshme për punën e sistemit elektroenergjetik në RM. Ne si Qeveri do të japim mbështetje maksimale që punët të ndodhin në të ardhmen e afërt, sepse pa atë nuk mund të themi se sistemi elektroenergjetik në RM do të jetë stabil dhe prandaj, që ai të jetë stabil, duhet të parashihen këto veprime”, tha zëvendëskryeminsitri Angjushev.
Nënkryetari i Qeverisë përkujtoi për përparësitë nga Ligji i ri për energjetikë, në të cilin SHA ELEM dhe REK Bitolakanë vend qendror, mbrojtje SHA ELEM të jetë kompani stabile si bazë e sistemit elektroenergjetik në RM.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të SHA ELEM, Dragan Minovski, kompania po mban kudjes të barabartë si për punët dhe planet e REK Bitola, ashtu edhe për REK Osllomej në Kërçovë.
Fjalime për aktivitetet dhe rezultatet e arritura në REK Bitola patën drejtori Vasko Kovaçevski dhe drejtori i minierës “Suvodoll”, Dushko Vukadinoviq, të cilët njëherit minatiorëve më të mirë u ndanë çmime dhe mirënjohje të rastit. (MIA)