• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Të mërkurën do të dihet se sa parti do të marrin pjesë në fushatën për referendumin dhe se sa para do të marrin

August 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Të mërkurën do të dihet se sa parti do të marrin pjesë në fushatën për referendumin dhe se sa para do të marrin
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën sipas të gjitha mundësive do të dihet se cili grup parlamentar sa mjete do të marrë për fushatën  për referendumin e 30 shtatorit.

Siç sqarojnë nga shërbimet parlamentare, grupet parlamentare dhe deputetët individualisht nuk do të marrin mjete në dorë, por fushata do të realizohet përmes marrjes me qira të hapësirës në media adekuate proporcionalisht sipas numrit të deputetëve në grupin parlamentar.

Fushata për referendumin pritet që Kuvendi ta fillojë rreth 10 shtatorit.

Ministri Damjan Mançevski, si përfaqësues i Qeverisë, paradite mori pjesë në koordinimin e  kryetarit të Kuvendit Talat Xheferi me koordinatorët e grupeve parlamentare. Në koordinim përsëri nuk erdhi  koordinatori i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev, i cili pastaj arriti në Kuvend në takim me pesë senatorët amerikanë.

Tani për tani në afatin të cilin ua dha Xhaferi grupeve të deputetëve të deklarohen se a do të marrin pjesë në fushatë dhe a janë “pro” ose “kundër” u prononcuan partitë e shumicës në pushtet, përderisa qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është paralajmëruar zyrtarisht për të mërkurën.

Grupet parlamentare të LSDM-së, BDI-së, PDSH-së dhe Aleancës së  Shqiptarëve tashmë kanë dorëzuar njoftime se do të marrin pjesë në fushatë dhe se do të jenë “pro” pyetjes së referendumit, përderisa në orët në vazhdim pritet edhe njoftimi zyrtar nga Besa deputetët e të cilës në deklarata për mediat këto ditë, informuan se do ta mbështesin fushatën e referendumit dhe se janë “pro” pyetjes së referendumit.

Në koordinimin e paradites ishte folur edhe për seancën e parlamentare e cila duhet të mbahet të mërkurën në të cilën në rend dite do të vendosen edhe çështje në lidhje me zgjedhje të caktuara kadrovike që duhet të kalojnë sot në Komisionin parlamentar për çështjet e emërimeve dhe zgjedhjeve, por edhe pika të tjera si ligje në lexim të parë dhe të dytë.

(MIA)

Tags: PartipjesëmarrjeReferendum
Next Post
Çfarë Maqedonie duan Tetova dhe Gostivari?

Çfarë Maqedonie duan Tetova dhe Gostivari?

Civilët e zëshëm u takuan me anëtarët e ri të KSHZ

Civilët e zëshëm u takuan me anëtarët e ri të KSHZ

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom