Gjykata Penale në Shkup ka caktuar seanca të reja gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë së Përgjithshme Publike, i cili ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe për rastin e 27 prillit, që i referohet ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të datës 27 prill 2017.
Në seancën e sotme për “Titanik 2” duhet të merren në pyetje dëshmitarët Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev.
Në këtë lëndë të akuzuar janë kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK Sasho Mijalkov dhe ish-anëtarë të KSHZ Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.
Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seancë për rastin për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli i vitit 2017.
Procesi gjyqësor filloi javën e kaluar me fjalët hyrëse të avokatëve të mbrojtjes dhe prokurores Vilma Ruskoska.
Prokurorja Ruskovska deklaroi në fjalët hyrëse se ka prova që do të konfirmojnë pretendimet nga akuza për kryerjen e një vepre penale kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues, ndërsa mbrojtja argumenton se nuk ka prova për të vërtetuar këtë.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)